Lorik Cana është përshëndetur me tifozët ‘Ultras’, të Olimpikut të Marsejës pas ndeshjes me Nantën, gjë që nuk i ka pëlqyer një tifozi të skuadrës së tij.
Tifozi i Nantës nuk e duroi faktin që Cana po brohoritej nga tifozët e Marsejës dhe për këtë arsye filloi ta ofendonte futbollistin shqiptar.
Cana ka tentuar t’i afrohet individit në fjalë për t’ia sqaruar situatën, mirëpo i menjhëhershëm ka qenë reagimi i forcave të sigurisë të cilat kanë ndërhyrë duke e larguar tifozin nga stadiumi dhe evituar përplasjen.