E ardhmja e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana, duket se është jashtë kontinentit evropian.
Qendërmbrojtësi 31-vjeçar po mendon largimin nga Lazio, për shkak të ofertave mjaft joshëse që ka marrë kohët e fundit.
Të hënën Cana do të udhëtojë drejt Parisit, ku do të mbyllë bisedimet për transferimin e tij në Amerikë ose në Azi.
New York Red Bulls nga kampionati amerikan, por edhe Al Sadd dhe Al Ahli nga Katari, janë 3 ofertat që presin përgjigje, por e sigurt duket që Loriku do të provojë një tjetër aventurë, pas atyre në Francë, Angli, Turqi e Itali.
Gjithçka pritet të zyrtarizohet javën që vjen, por bëhet fjalë për një kontratë “të majme”, 3 vjet dhe rreth 9 milionë euro në total.