E PËRDITËSUAR / Në prezantimin për presidentin Duka, Rama u shpreh se “Me presidentin Duka kemi nesiur të guxojmë realizimin e ëndrrës së finaleve pas ndeshjes në Serbi. Tre net më parë kur u ndamë me presidentin, tha një fjalë që më shënoi në mendje, nuk erdhëm deri këtu që të mbarojë. Ndërsa mbrëmë pas ndeshjes tha, nuk mbaron këtu, synon më tej, mbase vendin e Blaterit apo Platinisë, të cilin e zuri haku I shqiptarëve. Ndërsa unë dua kontratën e De Biasit, ndërsa për pikët nëse nuk vjen kurrë mos ardhtë”tha ai.
Ndërsa Duka në fjalën e tij theksoi se “Flaminderit për gjithcka që është organizuar. Prania e kryeministrit në zhvillimin e futbollit shqiptar ka qenë në cdo moment konkrete në ndërtimin e stadiumeve. Stadiumi i ri në Tiranë besoj që do të jetë më i bukuri. Ju falenderoj për vizitën në Durrës para Serbisë. Ju falenderoj cunat shumë, nuk mjafton edhe sikur t’iu puth gjithë ditën. Ekipi ka një zemër të madhe dhe e mertiojnë, jo vetëm kaq, por edhe më shumë se kaq. Falenderoj edhe ata që na pritën, kjo më kënaq shumë edhe mua, mediat në rrugëtimin, por edhe ata që na kanë kritikuar. I ftoj të rrinë në qetësi ata që kanë hedhur baltë. Dua që cunat ta shijojnë suksesin në Francë, do të jem I gëzuar që ata të kënaqen, por nuk duhet të shkojmë për turizëm në Francë, mos mjaftohemi vetëm me grupet”deklaroi ai.
***
Edhe trajneri i kombëtares e ka marrë fjalën, ndërsa ka me tone humori tha se kishte probleme me tonin e zërit.
DE BIAZI:
“E kam zërin e ulët dhe nuk kam përgatitur asgjë. U përlota, ke një aftësi për të prekur telat e zemrave të njerëzve. Kam një moto ‘beso në fuqinë e ëndrrave të tua dhe do të kthehen në realitet”. Pa këta djem nuk do të kisha bërë asgjë, i bashkova dhe i shoqërova me të gjithë ju, falë edhe bashkëpunimit me Presidentin. Jam përpjekur që të marr më të mirën nga të gjithëe, ata përbëjnë një ‘lënëdë plasëse’. Shpresoj që mos u zhgënjejmë”
***
Kreu i qeverisë ia ka dhënë fjalën të parit kapitenit Lorik Cana. Duke shprehur falenderime për pritjen e bërë dhe hovin e tifozëve, Cana tha:
Në emër të ekipit është shumë e vështirë të gjejmë personat të cilët brenda vendit në institucione dhe shoqëri, të gjithë e dinë pasionin për vendin, është vështirë të kuptosh të sakrificën dhe mundin. Disa janë këtu sepse e dinë që I nderojnë familjarët e tyre dhe veten dhe si unë më I vjetri në kombëtare. Kemi ardhur me një qëllim dhe vlerësimi na gëzon shumë. Në emër të ekipit jemi krenar dhe të lumtur që të tjerët i bëmë të lumtur. Unë e thash edhe dje, pavarësisht se e kemi fatin në dorën tonë, ‘Shqiptarët do të fitojnë cdo luftë sapo të kenë mbaruar betejat me veten”. Suksesi është meritë e djemve, që duhet të merren si shembull, deri të magazinieri. Në Europian do të shkojmë si Shqipëria e Madhe.
***
Ekipi kombëtar është pritur në Kryeministri nga kreu i ekzekutivit, ndërsa ky i fundit theksoi se një ëndërr e pamundur tashmë është realitet.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ju falenderoj me gjithë zemër dhe u shpreh mirënjohjen për arritjen historike. Ju kurorëzuat me sukses vrapimin më të vështirë dhe emocionues drejt një ëndrre të pamundur, që deri dy vjet më parë askush nuk guxonte ta shihte, ndoshta përvec trajnerit, i cili pasi mori shtetësinë shqiptare mund të ketë pasur idenë që mund të ngjiste Shqipërinë në majën e finaleve të Europianit.
Nuk ishin të pakët ata që u sollën keq pas humbjes me Serbinë, ju i dhuruat kombit atë që askush më parë nuk mund ta imagjinonte.
Ishit përballë një grupi të fortë, edhe më optimistët nuk do të guxonin të vinin bast për vendin e tretë dhe jo më të dytë.
Disa ngatërruan lojën me luftën, topin me armët me urrejtjen për fqinjët. Kush nuk e ka veshur fanellën kuqezi nuk e kupton peshën e përgjegjësisë së madhe. Për mua që e kam pasur privilegjin për rininë time është e lehtë që ta marr mend atë që përjetuat ju. Në tre ndeshjet e fundit para Armenisë keni pasur një barrë të madhe përgjegjësie.
Ceremoninë e kisha përgatitur pavarësisht rezultatit që do të kishit me Armeninë.
Edhe sikur të mos ia kishit dalë, prap meritonit një rikthim madhështor.
Për herë të parë ju mblodhët shqiptarët në të gjithë botën duke e kthyer cdo ndeshje në një finale emocionesh turturuese.
Shkruat një faqe të rëndësishme të historisë. Edhe nëse nuk kualifikoheshit, kishim vendosur ndërtimin e Arenës së kombëtares në Tiranë.
Arena Kombëtare do u kushtohet juve, të shkruar në një pllakë të artë në hyrje të Arenës.
***
Disa mijera qytetarë kane duatrokitur kombetaren shqiptare sapo autobuzi ka mberritur nga Aeroporti Nene Tereza prane selise se kryeministrise, ku u organizua pritja ceremoniale ne prani te kryeminsitrit Edi Rama.
Brohorima , duatrokitje, urime , kane mbushtur qiellin gri te kesaj te hene, dhe sheshin para kryeministrise se shqiptareve.
Sportadashës, të rinj e të reja, janë në pritje të nisjes së nje koncerti të madh, i organizuar nga Digitalb ne nderim te fitores se madhe e e cila coi Shqiperine ne Kampionatin Europian, France 2015,
Ne kete koncert do të jenë të pranishëm dhe futbollistët e ekipit tonë kombëtar, pas takimeve që këta të fundit do të zhvillojnë me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bujar Nishani.
Në shesh, sportdashës, të veshur kuq e zi, kanë ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, por dhe nga Kosova e Evropa. Ndërkohë, grupe valltaresh interpretojnë nën ritmin e këngëve popullore, ndërsa në koncert pritet të performojnë këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, si Flor Mumajesi, Elvana Gjata, etj.
***
Është pritur me përqafime nga tifozët dhe kreu i qeverisë ekipi ynë kombëtar, ndërsa autobusi ka marrë drejtimin për në Tiranë.
Qindra tifozë në Rinas shpërthyen në brohorima dhe fishekzjarre, ndërsa kush mundi edhe u fotografua me ‘heronjtë’.
****
Avioni me të cilin udhëtonte Kombëtarja jonë e futbollit mësohet të ketë mbërritur në Rinas. Nga terreni raportohet se ndërsa Kombëtarja pritet të kalojë sallën VIP të aeroportit, qindra e mijëra tifozë kanë dalë në pritje të përfaqësueses sonë.
Ndërkohë, edhe sheshi ‘Nënë Tereza’ numëron mijëra mbështetës që nën tingujt e muzikës patriotike dhe ngjyrave kuqezi, presin të përshëndeten me futbollistët.
Ekipi kombëtar, që duke mposhtur Armeninë siguroi kualifikimin në Euro 2016, pritet të zhvillojë një takim në Kryeministri, e më pas të parakalojë në shesh. Gjithashtu, Presidenti Bujar Nishani do t’u dorëzojë urdhrin ‘Nder i Kombit’ futbollistëve dhe drejtuesve të ekipit.
Ndërkohë për të pritur sportistët është vendosur roja e nderit si dhe kanë dalë kreu i ekzekutivit dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve.















