Kthimi në Camp Nou u shndërrua për të dytën herë në makth për Pep Guardiolën, i cili pësoi një humbje të rëndë nga Barcelona. Dy vjet më parë, me Bayern, trajneri katalanas u mund 3-0, ndërsa sot pësoi edhe një gol më tepër, teksa City u shpartallua krejtësisht. Leo Messi shënoi tre gola dhe një Neymar, pasi humbi penalltinë. Mbrëmja e Barcelonës u prish vetëm nga dëmtimi i Gerard Pique.
Golat e shumtë nuk munguan, por surprizë pati vetëm një, në Napoli, ku Beshiktash fitoi 3-2 me skuadrën vendase. Bayern bëri detyrën teksa fitoi 4-1 me PSV, ndërsa Atletico Madrid fitoi 1-0 në Rostov, duke ruajtur vendin e parë, i cili duket se do të jetë e vetmja enigmë në këtë grup. Fitore të rëndësishme arriti Borussia M’Gladbach në Glasgow, ashtu si Benfica në Kiev.
Arsenali arriti fitoren më të thellë, duke mundur 6-0 Ludogoretsin. 3-0 për Paris SG kundër Baselit.
Arsenal-Ludogorets 6-0
Paris SG-Basel 3-0
Dinamo Kiev-Benfica 0-2
Napoli-Besiktas 2-3
Celtic-Gladbach 0-2
Barcelona-City 4-0
Bayern-PSV 4-1
Rostov-Atlético 0-1