• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çamëria nuk ekziston?! Idrizi: Duam takim urgjent me Bushatin!

by Java News
02/07/2018 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta greke ‘Protothema’ zbuloi sot disa detaje nga marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë që pritet të firmoset së shpejti. Sipas gazetës pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht, ndërsa nga ana tjetër, Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria. Pas lajmit ka reaguar kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili shprehet se Çamëria nuk shitet, nuk barazohet me Vorio-Epirin. Ai thotë se do të kërkojnë një takim me Bushatin, ndërsa në të kundërt do të ketë protesta masive.

‘Shoqata Çameria dhe PDIU, do kërkojë në mënyrë të përsëritur dhe për herë të fundit takim urgjent me Z.Bushati, për të bërë transparencë dhe për ti thënë dhe ministrit tonë të Jashtëm, që deri më sot ka folur boll me heshtjen e tij. Në rast të kundert, e nëse dikush mendon që ta tradhtojë Çamërinë, ne do ftojmë të gjithë Shqiptarët në protesta masive, në bojkot të produkteve greke, duke radikalizuar fort qëndrimin tone e të gjithë Shqiptarëve patriot, që i bashkon dinjiteti Kombëtar’ deklaron Shpëtim Idrizi.

Reagim i kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi

Kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur transparente nga Bushati, deri më sot na është përgjigjur Kotzias i majmur, i kënaqur dhe arrogant, se për Çamërinë nuk kemi biseduar e nuk bisedojmë.

Kemi kërkuar zbatimin e “Rezolutës për Çamërinë”, na përgjigjen mediat greke se do barazohet termi Çamëri me Vorio-Epirin.

Kemi kërkuar që pleqtë tanë të shkojnë e të shohin dhe njëherë shtëpitë e tyre nga ku ikën nga barbaritë e andarteve greke kërthinj, na përgjigjen me marrëveshjet për Toponimet, ku prindërit tanë duhet të ndërrojnë vendlindjet në pasaportat Shqiptare.

Kemi kërkuar të ketë një varrezë njerëzore e një përmendore kujtese për mijëra pleq, gra e fëmijë, që u vranë jo në lufte, po në shtëpitë e tyre me bukë në gojë pabesisht.

Na përgjigjen me varrezat e ushtarëve grek që erdhën si pushtues në Shqipëri, e me përmendoret e turpit të kriminelit Napolon Zerva, në disa qytete në Greqi.

Kemi kërkuar statusin e minoritet etnik shqiptar në Greqi për shqiptarët në Çameri e Arvanitasit dhe hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, status që e kanë patur që në vitin 1927.

Na përgjigjen me ligjin për Minoritetet, ku e nxorrën Shqiperinë me 9 minoritete, e zgjerimin e zonave minoritare Greke jo vetëm në Finiq e Dropull, ku ishin të përcaktuara që në vitin 1937, në kohën e mbretit Zog, e që Shqipëria duhet të vazhdojë me avancimin e të drejtave të minoritet grek në Shqipëri, shkoni e shikoni në Bashkinë e Konispolit që u krijua falë deputëve të PDIU-së, se si trajtohet minoriteti grek nga një kryetar Bashkie nga Çameria.

Kërkuam 12 vjet heqjen e ligjit të luftës. Na përgjigjen pas 11 vjetësh që po egziston, do ta heqim, po Kotzias e Bushati nxitojnë të thonë që do të hiqet, po Çamët nuk përfitojnë. Krejt e kundërta është e vërtetë dhe ata e dinë mirë…

Kush mund të mendojë që ka fuqi e këllqe të varrosë Çështjen Çame, e ka gabim dhe të pamundur. Gafurrët e vetkenaqen kot në Athinë e në Tiranë, se duhet të lexojnë 74 vjet histori tonën, që s’na kanë mundur dot as vrasjet, as shpërnguljet, as diskriminimi dhe as harresa.

Kemi kërkuar mbylljen e marrëveshjes fillimisht për kufijtë tokësor e detar, kufijë të caktuar nga Traktati i Firences që në vitin 1923, e që Greqia akoma nuk e ka ratifikuar. Na përgjigjet Kotzias që do zgjerohemi nga 6 në 12 milje me Shqipërinë në hapesirën detare.

Çdo të thotë kjo?

Na përgjigjen këta tanët se kjo marrëveshje do jetë më e mirë se e para.

Çdo të thotë, ata shiten më shumë, e ne më pak. Apo na futi interesi i Greqisë për zonat Ekonomike me kokë në det, kur ne duhet të ishim me këmbë në tokë, për të mbyllur marrëveshjen për kufijtë tokësor më parë. Sot dhe Gjykata Kushtetuse nuk është funksionale, uroj mos të jetë e qëllimshme.

Integriteti e sovraniteti Kombëtar nuk negociohet por zgjidhet, ajo që i përket Shqipërisë është e shqiptarëve, na e kanë lënë amanet të parët, duhet t’ja lëmë amanet të pa cenuar fëmijëve .

Shoqata Çameria dhe PDIU, do kërkojë në mënyrë të përsëritur dhe për herë të fundit takim urgjent me Z.Bushati, për të bërë transparencë dhe për ti thënë dhe ministrit tonë të Jashtëm, që deri më sot ka folur boll me heshtjen e tij.

Në rast të kundert, e nëse dikush mendon që ta tradhëtojë Çamërinë, ne do ftojmë të gjithë Shqiptarët në protesta masive, në bojkot të produkteve greke, duke radikalizuar fort qëndrimin tone e të gjithë Shqiptarëve patriot, që i bashkon dinjiteti Kombëtar!

ma.me

Next Post
SHBA, sulm me thikë, bilanci 9 të plagosur

SHBA, sulm me thikë, bilanci 9 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In