• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Calavera: Procesi i ri-vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kryhet me autoritet të plotë

by Java News
19/07/2017 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk ka humbur kohë për procesin e vettingut në Shqipëri, por ka marrë informacione kofidenciale nga institucionet shqiptare si ILDKP dhe DSIK për prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë për të kontrolluar lëvizjet me pasuritë e tyre dhe lidhjet me krimin. Kjo pohohet në një intervistë për Report TV nga shefja e këtij misioni, Gjenovefa Calavera.

E pyetur nëse kishte marrë dokumente nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ose nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Calavera tha:

 Kur është e nevojshme, IMO ka angazhuar institucionet dhe autoritetet në Shqipëri, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor.

Ju lutem vini re se qasja në të gjitha informatat e rëndësishme për vëzhguesit ndërkombëtarë të IMO-së, gjatë ushtrimit të monitorimit të tyre, garantohet me nenin B paragrafi 3 (ç) të Aneksit të Kushtetutës. Ka pasur një angazhim të tillë me autoritetet e rëndësishme shqiptare në kontekstin e hartimit të vlerësimit të arsyetuar të IMO-së dhe rekomandimeve mbi kandidatët tek institucionet e verifikimit.

Një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë në fazat e ardhshme të punës së IMO-së dhe kjo do të jetë e nevojshme që të lejohen vëzhguesit e IMO-së të ushtrojnë mandatin e tyre të monitorimit. Megjithatë, procesi i ri-vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kryhet me autoritet të plotë nga institucionet e brendshme të verifikimit.

Ajo thotë më tej se qeveria shqiptare po punon me seriozitet, por më shumë rëndësi ka një proces cilësor dhe jo domosdoshmërisht shpejt. Calavera thotë se vettingu duhet të vijojë pa vonesa të panevojshme.

Kini parasysh se formimi i fundit i institucioneve verifikuese është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të arritur një qasje gjithëpërfshirëse dhe të plotë reformën e sistemit të drejtësisë. Angazhimi i autoriteteve shqiptare për të avancuar konkretisht me zbatimin e reformës në drejtësi duket e padiskutueshme dhe mund të vlerësohet në përgjithësi.

Tani është e nevojshme të vazhdohet me procesin aktual të rivlerësimit, pa vonesa të panevojshme. Megjithatë, elementi më i rëndësishëm do të jetë cilësia dhe jo ritmi i zbatimit.

Kjo vlen edhe për ristrukturimin institucional të gjyqësorit, i cili do të ndodhë si tërësisht dhe në kohën e duhur.

Intervista e plotë:
A ka marrë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (IMO) informacione zyrtare, dokumente nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ose nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë të cilët do të jenë subjekt i verifikimit?

Kur është e nevojshme, IMO ka angazhuar institucionet dhe autoritetet në Shqipëri, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor.

Ju lutem vini re se qasja në të gjitha informatat e rëndësishme për vëzhguesit ndërkombëtarë të IMO-së, gjatë ushtrimit të monitorimit të tyre, garantohet me nenin B paragrafi 3 (ç) të Aneksit të Kushtetutës. Ka pasur një angazhim të tillë me autoritetet e rëndësishme shqiptare në kontekstin e hartimit të vlerësimit të arsyetuar të IMO-së dhe rekomandimeve mbi kandidatët tek institucionet e verifikimit.

Një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë në fazat e ardhshme të punës së IMO-së dhe kjo do të jetë e nevojshme që të lejohen vëzhguesit e IMO-së të ushtrojnë mandatin e tyre të monitorimit. Megjithatë, procesi i ri-vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kryhet me autoritet të plotë nga institucionet e brendshme të verifikimit.

Sa të kënaqur jeni me ritmin e institucioneve shqiptare në zbatimin e reformës së drejtësisë?

Kini parasysh se formimi i fundit i institucioneve verifikuese është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të arritur një qasje gjithëpërfshirëse dhe të plotë reformën e sistemit të drejtësisë. Angazhimi i autoriteteve shqiptare për të avancuar konkretisht me zbatimin e reformës në drejtësi duket e padiskutueshme dhe mund të vlerësohet në përgjithësi.

Tani është e nevojshme të vazhdohet me procesin aktual të rivlerësimit, pa vonesa të panevojshme. Megjithatë, elementi më i rëndësishëm do të jetë cilësia dhe jo ritmi i zbatimit.

Kjo vlen edhe për ristrukturimin institucional të gjyqësorit, i cili do të ndodhë si tërësisht dhe në kohën e duhur.

Next Post
Votat për Kadri Veselin e vonojnë thirrjen e seancës

Votat për Kadri Veselin e vonojnë thirrjen e seancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In