• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çako u pezullua në kulmin e luftës kundër narkotikëve, u dëmtua partneriteti me italianët”

by A R
07/06/2016 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Drejtori i Përgjithshëm ka dalë jashtë loje në një moment kyç për vendin”.

Kështu deklaroi në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24″, gazetari Artan Hoxha, i cili tha se muajt prill, maj dhe qershor janë decizivët për luftën e policisë ndaj narkotikëve, dhe pikërisht në muajin qershor shtoi ai “Haki Çako del nga loja”.

Duke u ndalur tek përgjimet dhe pezullimin e Çakos për këtë çështje, Hoxha tha se është cenuar partneriteti me italianët, partneritet i cili sipas tij ka rezultuar i suksesshëm deri më tani.

“Nëse provohet që Haki Çako ka shkelur ligjin do i thosha një bravo të madhe Prokurorisë, por druaj se do jetë si rasti me Fullanin apo ish gjeneralin e Ministrisë së Mbrojtjes… Problemi më i madh që kemi në këtë histori është humbja e besimit përballë partnerëve tanë kryesorë që na furnizonin me pajisje që realisht nuk i kemi për të luftuar kriminalitetin dhe narkotrafikun. Kjo që ka ndodhur sot duket sikur ne dëshmojmë se nuk kemi seriozitet me atë që themi e bëjmë. Partnerët morën diçka përsipër thanë ne e kemi sjellë pajisjen, mënyra si është përdorur thanë që e mbajmë ne përsipër përgjegjësinë. Kujtoj se muaji qershor është muaji më aktiv i policisë kundër narkotikëve. Nëse nuk ke sukses në prill, maj, qershor atëherë do kesh betejë me krimin. Ju kujtohen helikopterët në Dukagjin u sulmuan dhe kurrë nuk u gjetën autorët”, tha Hoxha.

Ai përmendi rastin e një tjetër përgjimi, atë të ambasadorit italian, ndërsa tha se prokuroria për të dy rastet e përgjimeve ka përdorur dy standarde.

“Është përgjuar ambasadori i një vendi shumë mik, ambasadori italian mbas qershorit 2012 kur Berisha do bënte vizitë në Itali, pse është përgjuar kjo nuk dihet. Gjëja e parë që Noka ka bërë është të shkarkojë Shefin e Kontrollit të Brendshëm. Kur italianët mësuan se po përgjoheshin në Shqipëri. Italianët në atë kohë kërkuan procedim të personit që kreu përgjimin, nga kontaktet që kishim u tha se ishte Shefi i Kontrollit të Brendshëm, por nuk pati procedim”,- tha ai. /News24/a.m.

Next Post

Ngrihet Zyra e Mobilizimit të Forcave Rezerviste për situatata e jashtëzakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In