• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çako raporton te “Siguria”: Kompensim për qytetarët e prekur nga fatkeqësitë natyrore që prej 2019

by A R
17/09/2024 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të dëmshpërblejë të gjithë qytetarët në të gjithë vendin të prekur nga fatkeqësitë natyrore që prej dhjetorit 2019 e deri më sot. Drejtori i Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako bëri të ditur se është marrë një kredi prej 1.5 miliardë lekë nga qeveria për të kompensuar qytetarët dhe se shumë shpejt do të nis akolimi i këtyre fondeve. Kompensimi do të bëhet për qytetarët e prekur nga tërmeti, përmbytjet dhe shkatërrimi i pronës e bizneseve nga zjarret.

Gjatë raportimit për veprimtarinë e institucionit gjatë 2023 në Komisionin e Sigurisë, Çako bëri të ditur se zjarret mbeten një problematikë mjaft e madhe gjatë 2024, ku u dëmtuan 43466 hektarë tokë dhe në 90 % e rasteve zjarret ishin të shkaktuara nga dora e njeriut.

“Shqipëria plotëson kushtet për të qenë pjesë e mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE, marrëveshje kjo e ratifikuar në janar të 2023. Kjo arritje në mbështetje të fatkeqësive kërkon fuqizimin e mëtejshëm të mbrojtjes civile.  Kjo agjenci vijon të përmbushë misionin e saj, që nga krijimi i këtij institucioni dhe gjatë 2023 ka pasur në fokus në ngritje e në sistemi të integruar të mbrojtjes civile. Rritja e kapaciteteve dhe modernizmi i saj, investimet në infrastrukturë dhe rehabilituese nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera duke siguruar mbrojtjen e jetës së njerëzve, kafshëve dhe pronës. Në përgjigje të emergjencave për 2023 janë raportuar përmbytje në nivel kombëtar minimale, por 544 vatra zjarri dhe lëkundje tërmeti ku më të prekur janë bashkitë Vlora, Selenica, Shkodra, Fieri, Lushnja me një sipërfaqe të dëmtuar prej 4200 hektarësh. Për vitin 2024 ka një sipërfaqe tepër të madhe të dëmtuar nga zjarret me 43466 hektarë me 1077 vatra zjarri ku 90 % e rasteve të shkaktuar nga dora e njeriut. Gjatë gjithë kohës Mbrojtja Civile ka qenë në krye të koordinimit dhe mbështetjet dhe inspektimi të të gjitha strukturave dhe nuk jemi në nivelin më të lartë të mundshëm të menaxhimit të fatkeqësive, dhe kjo vjen edhe për shkak të historikut të kësaj agjencia ku një sistem, i unifikuar me sistemin e BE jo shumë larg, gjithsesi theksoj se dëmet e shkaktuar ndër vite qeveria është përgjegjëse dhe janë marrë në konsideratë dhe debit për kompensimin e qytetarëve ne nivel kombëtar 1.5 miliardë lekë do të kompensojë këto dëme për të gjitha fatkeqësitë dhe dosjet janë të përpunuar. Të gjitha dëmet nga fatkeqësitë që janë shkaktuar në të gjithë vendin që janë si detyrime deri në 31 dhjetor të 2019 do të alokohen fondet për kompensimin e të gjithë qytetarëve. Risku nga fatkeqësitë ka filluar të rritet ndjeshëm për shkak të ndryshimeve të klimës dhe faktorëve të tjerë”, tha Çako.

Si pjesë të modernizimit të flotës për të shuar zjarret, Çako tha se gjatë 2025 do të blihen dy “Air Tractor” për shuarjen e zjarreve nga ajri.

“Në buxhetin e 2025 është planifikuar blerja e dy  Air Tractor, që janë dy mjete për të shuar zjarrit nga ajri, krahas helikopterëve Cougar që janë pjesë e FA. Po bëjmë edhe stërvitje të përbashkëta me BE për menaxhimin e fatkeqësive kryesisht te përmbytjet”, tha Çako.

Një nga problematikat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për drejtuesin Çako mbeten kapacitete reaguese në raste fatkeqësisht natyrore, sidomos gjatë zjarreve.

 “Ne ishim të papërgatitur për të përballuar një situatë të tillë, por fatmirësisht bashkë më mbështetje nga partnerët u mundua që ajo situatë të menaxhohej në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi rehabilituar të gjithë strategjinë e mbrojtjes civile në nivel kombëtar dhe kemi bashkëpunuar më shumë partnerë në BE. Nuk kemi flotën më të mirë të mundshme të strukturave operacioneve, por kemi një njësi të specializuar për të reaguar në kërkim-shpëtimit pro mbetet ende shumë punë për të bërë dhe për të rritur kapacitete reaguese sidomos gjatë zjarreve. Duhet investuar në strukturat reaguese për t’u mbrojtur nga zjarret dhe për të monitoruar këto fatkeqësi”, tha Çako.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Shtator 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In