• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çako pret oficerët e atashuar në vendin tonë: Bashkëpunimi ka dhënë rezultate

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato dhe drejtues të tjerë të Policisë pritën në një takim Oficerët Ndërlidhës Policorë të atashuar në vendin tonë dhe drejtuesit e misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit.

Ky takim vjen si rezultat i një standardi të ri komunikimi dhe bashkëpunimi të vendosur kohët e fundit nga Policia e Shtetit, për të informuar në mënyrë periodike dhe transparente partnerët, në lidhje me gjithë veprimtarinë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Takimi i sotëm është përqëndruar mbi masat dhe rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka theksuar se ky takim është i treti i këtij formati dhe e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm, pasi për Policinë e Shtetit, marrëdhëniet me partnerët dhe informimi në mënyrë periodike i tyre, është një vlerë e shtuar në rezultatet e punës së Policisë së Shtetit.

Çako ka falënderuar përfaqësuesit e Guradia Di Finanza dhe të Universitetit 12926cdd-7531-4a7c-86c8-7454cd5bf49atë Napolit, të Misioneve ICITAP, PAMECA dhe të OSBE-së, si dhe të gjithë Oficerët Ndërlidhës Policorë të atashuar në vendin tonë, për marrëdhëniet mjaft të mira të bashkëpunimit, për asistencën e tyre në punën dhe veprimtarinë e përditshme të Policisë së Shtetit, si dhe për kontributin e dhënë në luftën pa kompromis që po zhvillon Policia e Shtetit kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, por dhe ndaj krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Koordinatori i Policisë së Shtetit për misionin e fluturimeve bëri një prezantim të detajuar në lidhje me masat dhe zbatimin e misionit të fluturimeve për zbulimin e parcelave me cannabis me avion të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Universitetit të dytë të Napolit.

Prezantimi ishte gjithëpërfshirës duke dhënë fakte e rezultate të bashkëndara edhe me palën italiane të Guardia di Finanza dhe Universitetin e Dytë të Napolit prezent në takim.

Edhe këtë vit janë arritur rezultate mbresëlënëse të shkatërrimit të sipërfaqes së identifikuar nga misioni italian i fluturimeve.

Për t’u theksuar është fakti se në dy fluturimet e fundit të Guardia di Finanza nuk janë gjetur më parcela të mbjella me cannabis, duke dhënë një dëshmi të pakundërshtueshme në lidhje me ndërhyrjet e Policisë së Shtetit në terren.

Më tej, Drejtori i Përgjithshëm p12db214d-b7a8-4a0b-a27c-76a25223f582ër Sigurinë Publike, Altin QATO ka bërë prezent për të pranishmit rezultatet e deritanishme në këtë fushë, ku ndër të tjera vlen të theksohet se këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, me kërkesë të Ministrit Tahiri, monitorimi nga ajri është bërë në të gjithë vendin, duke shtuar edhe orët e fluturimit.

Gjithë rezultatet tregojnë për një angazhim total të Policisë së Shtetit, për një kontroll shumë herë më të mirë, për një rritje rreth 5 herë më shumë të operacioneve në terren, për ndihmesën e madhe të dhënë nga ICITAP për GPS për të gjetur koordinatat e dhëna nga monitorimi ajror, për shtim të orëve të fluturimit të avionit të Guardia Di Finanza duke monitoruar jo më zona me risk, por të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Prof. Dr. Carmine Gambardella, Dekan i Universitetit të Dytë të Napolit, njëkohësisht dhe Drejtor i Qendrës “BENECON”, theksoi se gjatë periudhës së monitorimit nuk është evidentuar asnjë problematikë dhe teknologjia e përdorur këtë vit ka qenë 100% e saktë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Misioneve dhe Oficerët Ndërlidhës Policorë, e cilësuan këtë takim shumë të vlefshëm si dhe mjaft pozitive këtë formë komunikimi e informimi të vendosur së fundmi, çka tregon transparencën Policisë së Shtetit gjatë punës së saj.

ma.me

Next Post
Presidenti Nishani takon kreun e OKB Ban Ki-Moon: Shqipëria në krah të luftës kundër terrorizmit

Presidenti Nishani takon kreun e OKB Ban Ki-Moon: Shqipëria në krah të luftës kundër terrorizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

March 2, 2026
Elisa e Çudirave

Gazidede dhe Horoskopa

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In