Ky është Berti Dedja, shqiptari që është futur në listën e Europol nga policia kriminale gjermane.
45-vjeçari i njohur dhe me noftën ‘Çakalli’ akuzohet nga autoritetet gjermane si kreu i një grupi trafikantësh drogë.
Skeda kriminale e shqiptarit nga Durrësi është futur këtë të mërkurë në listën e personave më të kërkuar të Europës.
Sipas informacioneve përfshirja e tij në trafikun e drogës, ka nisur nga viti 2016, ndërsa prej vitit 2018 ai është në arrati.
Teksa kërkojnë informacion nga çdokush që mund të ketë dijeni për vendndodhjen e shqiptarit, Europol njofton se ka dyshime se 44-vjeçari mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.
Berti Dedja është shqiptari i 4 që përfshihet në listën e të kërkuarve nga Europol. Më herët mes personave më të kërkuar në Europë janë futur emrat e shqiptarëve të tjerë si Aleks Burreli, Valon Azemi dhe Edinjo Pulti.
/a.r











