• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj në Varshavë: Më shumë mbështetje për të rinjtë në Shqipëri e Ballkan

by Java News
12/04/2019 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u bëri thirrje Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit të shohin me më shumë vëmendje sfidat e të rinjve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një perspektivë të qartë evropiane, mungesa e të cilës mund të çojë, me gjithë përpjekjet tona për t’i zbutur, në thellim të sfidave të tyre.“ tha Ministri në Detyrë.

Cakaj vlerësoi se Procesi i Berlinit ka rritur në mënyrë të ndjeshme ndërlidhjen mes vendeve të rajonit, por theksoi se ende fatkeqësisht vihet re se është shumë e vështirë të ofrohen arritje konkrete në një ambient, i cili karakterizohet nga mosmarrëveshje të vazhdueshme me retorikë politike.

Ai cilësoi paradoksale që nga njëra anë nismat rajonale si Organizata Rajonale e Bashkëpunimit Rinor, apo Fondi i Ballkanit Perëndimor përpiqen të ofrojnë projekte që adresojnë pajtimin mes kombeve, për ta kthyer rajonin në një hapësire sa më vibrante të bashkëpunimit rajonal dhe, nga ana tjetër kemi një rajon i cili po shndërrohet gjithnjë e më shumë në konservativ dhe nacionalist, pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes shteteve.

Për këtë arsye, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se është shumë e rëndësishme që vendet tona të jenë më të vendosura për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe dhe kjo do të mund të arrihet vetëm nëse ka sinqeritet dhe përgjegjësi në adresimin e reminishencave të së kaluarës.

Ai shprehu besimin se Procesi i Berlinit i ka ofruar një dinamikë tjetër rajonit tonë, por kjo dinamikë ka nevojë të inkurajohet. Rinia e vendeve tona ka nevojë të shikojë një perspektivë evropiane të prekshme nga Bashkimi Evropian.

Ajo që duhet të kuptohet vijoi ai, është se Rajoni ynë nuk po kërkon të hyjë nesër në BE, por procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm dhe inkurajues për ndërmarrjen e reformave të nevojshme si shteti i së drejtës, reforma në arsim, zhvillimi ekonomik etj. Në këtë kontekst, liberalizimi i vizave me Kosovën apo hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë instrumentale për rritjen dhe thellimin e reformave. Ministeriali i Varshavës shërben si takim përgatitor për Samitin e Poznan-it kushtuar Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në korrik 2019, në Poznan të Polonisë. /a.meta

Next Post
Shkolla në Kodër-Kamëz, Rama mbështet Veliajn: Nuk tërhiqemi!

Shkolla në Kodër-Kamëz, Rama mbështet Veliajn: Nuk tërhiqemi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In