• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj në New York: Takime me vendet e BE për hapjen e negociatave në tetor

by Java News
24/09/2019 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ndodhet në New York ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Cakaj tha se në këtë asamble do të diskutohet për bashkërendimin e përpjekjeve në shërbim të jetësimit të objektivave, që ka në fokus zhbërjen e varfërisë ekstreme.

Ministri Cakaj shprehet se po zhvillohet takime me një varg shtetesh anëtare të BE, në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim të Tetor

“Sot filloi punimet Sesioni i 74-rt i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Tema qendrore e punimeve të këtij Sesioni do të jetë multilateralizmi efektiv. Me fjalë të tjera do të diskutohet për bashkërendimin e përpjekjeve në shërbim të jetësimit të objektivave të Agjendës 2030, me theks të veçantë në zhbërjen e varfërisë ekstreme dhe diskutimin mbi format e bashkëpunimit për t’u përballur me sfidat që vijnë nga ndryshimet klimatike.

Shqipëria përveç pjesëmarrjes aktive në këto diskutime e ofrimit të bashkëpunimit në këto platforma ofron edhe shembullin e saj konkret të një shteti të përkushtuar ndaj parimeve të multilateralizmit efektiv.

Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve është karakterizuar nga një pjesëmarrje më aktive e më dinamike në organizatat ndërkombëtare dhe platformat multilaterale, duke  filluar nga angazhimet e shtuara në NATO, duke u koncentruar veçanërisht në Kryesinë Shqiptare të OSBE-së të vitit 2020 dhe duke theksuar në mënyrë të posaçme faktin se Shqipëria aspiron që të marrë një vend të anëtarit jo permanent të Këshillit të Sigurimit në vitin 2022.

Duke pasur parasysh që në këtë platformë ekziston një numër i gjerë i kontakteve politike dhe diplomatike ne kemi interes të posaçëm kësaj radhe  të angazhohemi për sigurimin e mbështetjes për kandidaturën e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.

Në të njëjtën kohë, kjo përbën interesin kryesor të angazhimeve të Shqipërisë në këtë sesion të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme. Ne do të zhvillojmë një numër të konsiderueshëm të takimeve, me një varg shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian, në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në tetor dhe po ashtu po kryejmë detyrat tona në kuadër të udhëheqjes së Kartës së Adriatikut, që Shqipëria ka për këtë vit.

Prandaj, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse të rajonit, ne do të organizojmë takimin e Kartës së Adriatikut, për të konsoliduar më tutje bashkëpunimin rajonal në çështjet e sigurisë.

Me një fjalë, Shqipëria do të artikulojë një numër të konsiderueshëm të interesave të saj të politikës së jashtme, në kuadër të platformës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kësaj rradhe.

Duke filluar nga rajoni, procesi i integrimit evropian, kryesia shqiptare e OSBE-së e vitit 2020 dhe, natyrisht, duke nënvijëzuar në mënyrë të veçantë aspiratën tonë për të siguruar vendin e anëtarit jopermanent në Këshillin e Sigurimit të vitit 2022.

Në fund, vlen të theksohet se me këtë gamë të gjerë përpjekjesh dhe me nivelin e rezultateve që Shqipëria ka shënuar në arenën ndërkombëtare deri më tani, ne përveç diskutimeve përmbajtësore për multilateralizmin efektiv, ofrojmë edhe një shembull të prekshëm sesi bashkëpunimi shumëpalësh mund të duket në përgjithësi”, shprehet Cakaj.

g.kosovari

Next Post
Plagosi me armë zjarri të riun, policia në kërkim të 25-vjeçarit nga Ura Vajgurore

I plagosur me armë gjahu, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital, policia nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In