• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çajkovski për Putinin si kanaçia kundër komunizmit

by Ben Andoni
07/03/2022 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Më 4 Mars të vitit 1877 u shfaq për herë të parë në Teatrin Bolshoi në Moskë baleti “Liqeni i Mjellmave” me muzikën e Çajkovskit. Po në këtë ditë, por gati 150 vite më vonë, i gjithë stafi i kanalit televiziv “TV Rain (Dozhd)” në Rusi dha dorëheqjen mu në transmetimin e drejtpërdrejtë duke thirrur “Jo luftë”. Dorëheqja erdhi si rezultat i politikës editoriale ndaj presionit të vazhdueshëm nga regjimi i Vladimir Putinit lidhur me raportimin e luftës në Ukrainë. “Jo luftë” deklaroi publikisht Natalia Sindeyeva, një nga themelueset e këtij kanali. Pak orë më vonë, kanali sqaroi përmes një deklarate të gjithë arsyen e vendimit por edhe faktin se e ka pezulluar operacionin “për një kohë të pacaktuar”. Por akoma më e dhimbshme për regjimin putinian ishte ajo që bëri”Ekho Moskvy (Jehona e Moskës)”, një tjetër media në Rusi. Edhe ajo i tha jo presionit të Putinit, pasi i duhej të paraqiste një realitet paralel për mbulimin e luftës në Ukrainë. Në fakt, ajo i la hapësirë kolegëve ukrainas që treguan hapur se ajo që po ndodhte ishte Luftë mirëfilli dhe aspak Operacion. Madje një luftë e pabarabartë dhe tejet e dhunshme.

Sikur të mos mjaftonin këto për publikun, po atë ditë, shteti rus ndërpreu shumë nga kanalet më të mëdha të rrjeteve sociale ndërkombëtare. Facebook, twitter, youtube do të mbylleshin njëra pas tjetës duke paralajmëruar mendimin ogurzi të Moskës zyrtare për të kanalizuar gjithçka tashmë vetëm në propagandë. Një ditë më vonë, dekreti i Putinit për të ashtuquajturat “lajmet fake” lidhur me “Operacionin” përcaktoi dhe një dënim 15 vite për atë që do të identifikohej se i përhapte…

Nëse do të vazhdonte kështu, lista e vendeve që i kanë shpallur luftë mediave është e gjatë. Veçse, të gjitha vendet nën këtë represion kanë krijuar mundësitë alternative për t’u ndjekur. Për fat, shekullin XXI, megjithëse na e trashëgoi një diktator të tmerrshëm si Putini, na la edhe mundësi alternative që edhe të ndjekim media të tjera. Irani përshembull i ka të bllokuara shumë nga kanalet ndërkombëtare por ato janë të aksesueshme përmes një CD-je ç’kodifikimi, që mund ta marrësh në rrethe të ngushta dhe pothuaj sot e kanë të gjithë ata që janë të interesuar.

Në Shqipëri, në vitet e socializmit, inxhinierë elektronikë sajuan atë që në publik do të njihej si “kanaçia” dhe që mundësonte të ç’bllokonte kanalet e huaja. Saimir Maloku, një njeri i dhënë pas elektronikës, u burgos për këtë krijim të veçantë, ashtu si e kujton sot për faktin se”: “Në hetuesi më thoni ti ke dashur të përmbysës pushtetin popullor, ti je armiku i popullit. Shumë gjëra nga më të ndryshme, të pabesueshme. Vetë habitesha se si shkenca do të më kthehej në armike për jetën time”.  Pse nuk e duan informacionin diktaturat? Pse e urrejnë fjalën? Pse duhet të dëgjohen vetëm ata? Epo, ata kanë vetë pushtetin. Ne duhet të jemi shtojca të pasojave të vullneteve çmendurake. Çdo vend e pjell një diktaturë në një kohë të caktuar, kur nuk zbaton kanonet demokratike, por kur këtë e bën një vend me atë potencial ushtarak si Rusia, atëherë pasojat janë të frikshme. Në Shqipëri e pësuam për një periudhë të gjatë kohore, por nuk kemi mbetur pa shfaqje të saj edhe në demokraci. Tek e fundit edhe demokracia kur aplikon rregulla të përçudnuara atëherë të çon në autoritarizëm. Dëshmi ke plot, madje të shpeshta në vendin tonë. Po si qetësohen të këqijtë, diktatorët? Shpesh u vjen në dorë arti dhe historia. Diktatorët e përdorin historinë të parë me abstragime arti. Putini e ka mbushur me këtë përfytyrime atë jesh të ngushtë të botës që e dëgjon. Ashtu si edhe njerëzit e thjeshtë, që kanë në dorë vetëm protestën, bindjen dhe vuajtjen, kur i dorëzohen të keqes ose duan ta përballin atë, i kthehen artit. Një pianist ukrainas, orët e fundit, interpretonte në vendet e ngujimit të popullsisë në vendstrehimet ndaj bombardimeve. Kurse televizioni “Rain” e mbylli transmetimin e emisionit të fundit në internet me një gjetje. Tekniku i fundit, pasi të gjithë kolegët e stafit u larguan, filloi transmetimin e videos së baletit “Liqeni i Mjellmave”, bash atë e cila u shfaq në kanalet televizive shtetërore në Rusi kur u shemb Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Maloku, nga ana e tij, ende mban në shtëpi 2-3 kanaçet e dikurshme, ndoshta ndonjë ditë mund t’i duhen. Mostrat janë mes nesh dhe me sa duket ne i pjellim vetë…Çajkovski thjesht na sodit në pamundësi. (Javanews)

 

Next Post
I pranishëm ambasadori i Ukrainës/ Parlamenti shqiptar miraton rezolutën që dënon agresionin rus

I pranishëm ambasadori i Ukrainës/ Parlamenti shqiptar miraton rezolutën që dënon agresionin rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In