• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çaj, ujë të nxehtë me limon dhe…”/ Shqiptari tregon si e mposhti koronavirusin: U deshën 38 ditë që…

by Java News
17/04/2020 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga të shëruarit është edhe Petrit Bylykbashi nga Prishtina, i cili me datën 26 mars është diagnostifikuar me COVID-19.

Në një bisedë për Zërin e Amerikës përmes Skype-it, ai thotë se e ka kaluar lehtë virusin.

“Lehtë kaloj, jo edhe aq vështirë, nuk e di a për shkak të imunitetit tim që e kam goxha të fortë apo virusi ka qenë më i dobët tek unë, por mirë kaloj”, tha ai.

“Prej momentit që kam rezultuar pozitiv dhe deri te testi i dytë negativ kanë qenë 18 ditë të plota, ndërsa ka qenë 24 ditë prej kohës kur kanë filluar të shfaqen simptomat ndërsa koha kur është dyshuar që unë jam infektuar kanë qenë 38 ditë nga ajo kohë. 38 ditë deri kur kam rezultuar negativ”, tha ai.

Bylykbashi thotë se simptomat e virusit i ka kuptuar përmes medieve ndërsa tregon se kur kishte filluar të dyshojë se mund të jetë i prekur.

“Kur filluan të më shfaqen simptomat, i pata dyshimet e mia, gjithsesi dyshimet m’u forcuan në ditën e tretë kur u zgjova prej gjumit edhe nuk munda të zgjohem nga krevati për shkak të plogështisë së muskujve dhe dhimbjeve të nyjeve. Aty dyshova që jam i prekur prej koronavirusit ndërsa dyshimet e mija u vërtetuan vetëm tri orë më pas kur temperatura më kaloi mbi 38 gradë. Në atë moment unë e njoftova institutin ndërsa me rekomandim të institutit kam qëndruar edhe pak në shtëpi për të përcjellë gjendjen time edhe për të parë apo vazhdojnë. Pas 30 orëve më rekomanduan të drejtohem në infektivë”, thotë Bylykbashi.

Ai thotë se pas rezultatit pozitiv ka qëndruar një natë në Klinikën Infektive prej nga pastaj është liruar të shërohet në shtëpi. Zoti Bylybashi thotë se e di ditën përafërsisht kur është infektuar, por nuk e di nga kush.

“Kanë qenë ditë shumë të ngarkuara me punë, kanë qenë ditë shesh xhirimesh nëpër gjithë Kosovën, kontaktet kanë qenë të shumta me njerëz, kontakte përveç me njerëz kam pasur edhe gjësende tjera kështu që me të vërtetë nuk mund ta dijë se ku saktë”, tha ai.

Kosova ka filluar zbatimin e masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes, i cili lejon qytetarët e moshës mbi 16 vjeçare dhe nën 65 vjeç, të dalin nga shtëpitë vetëm një herë në ditë për një orë e gjysmë për t’u furnizuar me mallra të domosdoshme. Zoti Bylykbashi thotë se këto masa janë të nevojshme por të vonshme.

“Është shumë më mirë të qëndrojmë në shtëpi për një kohë derisa kjo të kalon ose të paktën të zbutet periudha e virusit, panik jo sepse po bëjnë panik shumë të panevojshëm. Paniku nuk të sjellë asgjë tjetër përveç probleme përveç përkeqësimit të gjendjes. Frika është po ashtu e njëjtë, ta ruajmë qetësinë sa më shumë dhe po u kapëm nga ky virus ta tejkalojnë sa më lehtë dhe më qetë”, tha ai.

Ai thotë se tashmë do të angazhohet si vullnetarë në qendrën e studentëve në Prishtinë, që është shndërruar në karantinë për qytetarët që kthehen nga jashtë Kosovës.

Nuk ka ende ndonjë ilaç apo vaksinë kundër koronavirusit, por “unë kam përdorur vitaminë c dhe paracetamol”, tha zoti Bylykbashi. “Për paracetamol nuk kam pasur shumë nevojë maksimumi pesë herë, në ditët tjera asnjëherë. Çaj, ujë të nxehtë me limon më është preferuar për mëngjes, të cilat besoj që më kanë ndihmuar. Tash nuk e di a është psiqike apo me të vërtetë më kanë ndihmuar, unë ja arrita”.

Në Kosovë deri të enjten mbrëma janë konfirmuar 449 persona të prekur me COVID-19. Dymbëdhjetë veta kanë humbur jetën, ndërkaq 79 prej tyre janë shpallur të shëruar.

Next Post
Fox News: Koronavirusi ka dalë nga laboratori në Wuhan si pjesë e përpjekjeve të Kinës për të sfiduar SHBA

Fox News: Koronavirusi ka dalë nga laboratori në Wuhan si pjesë e përpjekjeve të Kinës për të sfiduar SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In