• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Çahet’ protesta e pedagogëve, Olldashi: Jam kundër grevës së urisë, formë reagimi ekstreme

by Java News
28/10/2022 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pedagogët kanë paralajmëruar grevë urie pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar. Sindikata e punonjësve të universitetit ka njoftuar gjithashtu një tjetër protestë kombëtare të hënën.

Pedagogia Enkeleda Olldashi e ftuar në “Radari Informativ” në ABC,  me gazetaren Juli Xhokaxhi tha se nuk është dakord me një masë kaq ekstreme. Sipas saj, pedagogët nuk kanë nevojë të arrijnë deri në grevë urie, pasi kërkesat e tyre janë të drejta.

Olldashi: Ajo që më shqetëson është kjo kërkesë që vjen jo nga sindikata, por nga pedagogët që është një formë reagimi shumë ekstreme. Nuk ka nevojë që vetë profesori të shkojë deri në këtë formë ekstreme që të tregojë se ka të drejtë. E vërteta nuk është çështje numrash. Ne jemi duke thënë një të vërtetë. Unë jam kundër kësaj forme që sot është hedhur.

Pedagogia komentoi edhe deklaratën e sotme të rektorit të Tiranës Artan Hoxha. Ai kërkoi më shumë mbështetje nga qeveria sa i përket punës universitare.

Olldashi: Ai e kupton se duhet deri diku të na mbështesë që pagat e personelit të jenë sa më dinjitoze. Kosova u zgjodh si shembull nisur nga fakti që është shteti më i ri në Evropë. Ne duam që t’i dedikohemi dhe të kemi një arsim sa më cilësor. Aktualisht kërkimi shkencor financohet 0.1 nga GDP, ne kemi kërkuar një financim prej 0.3%. nëse ne nuk do kemi financim të kërkimit shkencor do të thotë që ne jemi të kthyer në një klasë të 13-të. Këtu bëhet fjalë për një mbështetje financiare që duhet të shkojë deri te pedagogët që duan dhe kanë dëshirë të merren me kërkim shkencor.  Në universitetet tona nuk ka kërkim shkencor.

Për sa i përket kërkesës së pagës suplementare, Olldashi bëri me dije se kjo nuk është një pagë shtesë. Pedagogët bëjnë turne shtesë gjatë vitit dhe paguhen në fundvit.

Olldashi: Ne këtë e marrim në fund të vitit. Kjo vlerë mund të jetë më shumë se rroga jonë sepse ne mund të kemi bërë 2 norma, 3 norma, sepse nuk vijnë pedagogët e jashtëm me atë pagesë qe ne kemi dhe detyrohemi të bëjmë 2 ose 3 turne. Kjo nuk është një pagë shtesë, sepse ne atë punë e kemi bërë gjatë gjithë vitit. Ne nuk kemi qenë të ekzagjeruar në asnjë prej kërkesave tona./m.j
Next Post
Dokumentet sekrete/ Cili vend evropian mund të jetë objektivi i ardhshëm i Putinit?!

Dokumentet sekrete/ Cili vend evropian mund të jetë objektivi i ardhshëm i Putinit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In