• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çadra, McCain dhe kriza e parandalueshme shqiptare

by Ilva Tare
14/04/2017 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare*

Orët e fundit dhe afatet Kushtetuese për zgjedhjet dhe Presidentin e ri, i kanë detyruar liderët e partive politike kryesore në vend të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes daljeve televizive. Më formali në retorikë dhe formë, Ilir Meta foli gjatë përpara Komitetit Drejtues të partisë së tij dhe ruajti qëndrimin e tij të distancuar edhe nga PS, edhe nga PD, duke marrë pozitat e mbrojtësit të interesit kombëtar. Rëndësia e marrëdhënies strategjike me SHBA dhe BE, u rikonfirmua nga Ilir Meta në momentet kur qëndrimet zyrtare të Washingtonit dhe të Brukselit kanë qenë dukshëm të pafavorshme ndaj opozitës.

Nga senatori McCain në Tiranë, po ashtu edhe qëndrimi i pritshëm i ministrit të Jashtëm të Merkel ditën e hënë, dëshmojnë vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe monitorimin e vazhdueshëm të rregullave demokratike, që nuk parashikojnë kërcënime për destabilitetit apo mosbindje civile në një vend anëtar të NATO-s, si Shqipëria. Tentativa të tilla, edhe kur bëhen për retorikë politikë janë të rrezikshme sidomos kur artikulohen në ditët kur shërbimet inteligjente të Kosovës dhe Shqipërisë paralajmërojnë për sulme të mundshme terroriste me synim destabilitetin e këtyre vendeve.

Një dalje të posaçme, përveç fjalimeve të gjata në aktivitetet e ditës, Kryeministri Edi Rama ia kushtoi lutjes ndaj Lulzim Bashës për ta pranuar ftesën për dialog. Por sërish nga çadra përpara zyrës së Ramës, kreu i PD vuri murin e qeverisë teknike si kusht, si parakusht për dialogun. Edhe Presidenca përsëriti ftesën ndaj partive politike për dialog dhe gjetjen e një zgjidhje ndaj krizës shumëdimensionale që e pret vendin.

Pavarësisht se institucionet rrezikojnë të futen në një spirale kolapsi në mungesë të dialogut, përfshi zgjedhjen e Presidentit dhe regjistirmin e partive të opozitës për votimet e 18 Qershorit, kostot e krizës janë të parashikueshme dhe shkaktarët e saj kanë të gjitha mundësitë ta parandalojnë. Deri më tani, ka munguar vullneti për ta shmangur. Ditët në vijim do të jenë edhe më intensive dhe ftesat për t’ia kursyer Shqipërisë dëmtimet serioze të së ardhmes europiane, ka gjasa të jenë edhe më të ashpra se ato të përpara 21 korrikut të reformës në drejtësi.

Ndaj, kushdo prej liderëve politikë të Tiranës duhet të përgatitet për të marrë kosto individuale ndaj veprimit apo mosveprimit për të mos e penguar rrugëtimin euro-atlantik të shqiptarëve. Edhe ata që flasin ndryshe dhe veprojnë ndryshe, edhe ata që veprojnë siç flasin, edhe ata që flasin dhe nuk veprojnë. Qytetarët shqiptarë mund të mos kenë krijuar shumë pjekuri në këto 27 vite demokraci, por janë larg naivitetit për të mos kuptuar se kush ua kërcënon të ardhmen e fëmijëve të tyre, siç kanë të qarta dhe motivet që ua frymëzojnë vendimmarrjen, që nuk dallon shumë nga pengmarrja.

*Posaçërisht për JavaNews.al

 

Next Post
Cili ishte itinerari i mjetit ku u torturua e u vra Çollaku, prokuroria ekspertizë navigatorit

Shullazi hetohet edhe për rrëmbimin e vrasjen e Gaz Çollakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In