Mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres ka përplasur Ferrarin e tij në një aksident të ri.
Mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres ka pësuar një tjetër aksident me veturë.
Futbollisti i cili shpeshherë ka pasur telashe në trafik, ka shkatërruar veturën e tij të llojit Ferrari, duke e përplasur në sheshin Giambone, në Torino, raportojnë mediat italiane.
Në analiza i është gjetur alkool në gjak, pak mbi nivelin e lejuar.









