• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ça paske bo kështu o Zamo?!”/ Luca tregon vizitën në shtëpinë e Samir Manes: Për çfarë duhet kjo shtëpi në këtë vend?

by A R
11/07/2023 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku tregoi edhe një episod me Samir Manen në banesën e këtij të fund.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ti je njeri i kamur, por e vë re që sillesh si njeri i thjeshtë, vishesh thjeshtë dhe nuk je i dhënë pas jetës së luksit, me këto gjerdanët, siç i vendosin këta dhe vijnë vërdallë. Si e shpjegon këtë ti? Apo këta që janë të pasur… Se edhe ti si Zamo vishesh. Këta që janë të pasur vishen kështu thjeshtë, ndërsa këta që hiqen si të pasur vënë gjerdanë dhe hiqen si kapitalistë të mëdhenj?

Gjergj Luca: Unë nuk merrem me formën, merrem me brendinë. Po Zamo (Samir Mane) është i madh. Zamirin unë e kam idhull, e dua fort dhe është një nga biznesmenët më të mirë shqiptarë. Por edhe Zamiri ka një çikë formë, me thënë te drejtën. I shkova para nja një muaji e gjysëm në shtëpi. E kishte afër ambasadorit japonez, e kam mik atë. Më priti në një sallë të madhe. I thashë: O Zamir, po ça paske bo’ mor burrë, i thashë, me thënë të drejtën, po më zmadhon në këtë shtëpi. Më pa njëherë, se nuk e ka bërë që t’u duket njerëzve vetja i zmadhuar, por i zvogëluar. Po ça duhet kjo shtëpi në ktë vend?! O vllai im, unë kam ndenjur në dy dhoma e një kuzhinë, po kisha mundësi që një nga ata kapanonet ta bëja shtëpi.

Ylli Rakipi: Po këta që hiqen si biznesmenë të mëdhenj dhe më pas kërkojnë dy tonë hekur borxh?

Gjergj Luca: Këta nuk i mungojnë asnjë periudhe dhe asnjë vendi, por mua më pëlqen shtresa ime, shtresa e mesme.

**

Ylli Rakipi: Ke ngritur një problem për asistencën dhe thua se është krimi më i madh në vend. Pse mendon kështu kur asistencë sociale për njerëzit e papunë ka në vendet kapitaliste më të zhvilluara, si në Britani përshembull. Ti do që t’ju heqësh 50 mijë lekëshin këtyre njerëzve?

Gjergj Luca: T’i kthehemi prapë të majtë dhe të djathës. Dëgjova Doktorin para një jave që tha se janë 120 mijë familje në asistencë sociale dhe në projektet e PD-së ishte për t’u bërë ndihma 200 mijë lekë. Thashë si ka mundësi që një parti e djathtë të thotë që do të rritë numrin e familjeve në asistencë sociale. Kam bërtitur në rrjetet sociale non-stop për asistencën sepse mendoj se reforma në asistencën sociale është fondamentale për zhvillim e shoqërisë sepse i gjithë biznesi, ka një ngërç jashtëzakonisht të madh. Biznesi po ballafaqohet me një inflacion të tmerrshëm.

Çmimin bazë që ka rritur qeveria duhet ta kishte bërë më përpara, vetëm se nuk ka në dorë që të frenojë inflacionin. Unë për çdo kamion humb 2300-2400 euro, shumë që rrezik nuk e fitoj me atë kamion. Shumëzoi me 20-30 kamionë eksport që bëj unë, sa bëhen në muaj këto. Qeveri mund të na ndihmojë me fuqinë punëtore, me asistencën sociale sepse do të shkatërrojë shoqërinë, nëse nuk e bën këtë reformë. Këtu punëtorët nuk kanë organizime sindikatash. Tani si ka mundësi që gratë që punojnë te unë dhe që janë të siguruara, paguajnë taksa për ato që rrejnë. Ne themi duam fuqi punëtore. Ti ke 120 mijë familje që janë forcë aktive dhe nuk i hedh në tregun e punës për të ndihmuar biznesin dhe për t’i dhënë një kolpo të jashtëzakonshme që të ecë përpara.

U jam lutur miqve të mi në qeveri që ta bëjnë këtë reformë dhe kanë bërë një gjë të madhe dhe thonë: ju merreni njerëzit në punë për provë, paguajini sigurimet dhe ne do t’ua paguajmë asistencën për 3 muaj. Kjo është arritje e qeverisë, por nuk funksionon nga zyrat e punës. Ato duan 5 mijë, 10 mijë lekëshin për t’i lënë njerëzit në asistencë dhe nuk i detyrojnë njerëzit që të shkojnë në punë duke patur këmbë e dorë. Shteti nuk duhet të ndihmojë rrenacakët dhe mashtruesit që i ke të gjithë duke punuar në të zezë në Greqi. Por ligji nuk zbatohet. Nuk funksionojnë bashkitë, nuk e kanë futur në sistem.

Next Post
“Ky që lufton krimin”/ Kulluri: Njerëzit e Bashës më thanë ‘do të vrasim’, më kanë kërcënuar në telefon

Inceratorët që djegin politikanë, por jo plehra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In