• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ca Musolinë të vegjël po na kthejnë në vitet ‘30”, deklarata që nxiti tensionet mes Bruskelit dhe Italisë

by Java News
14/09/2018 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria italiane nuk shihet me sy të mirë nga Brukseli, për shkak të qëndrimeve të ashpra sidomos të ministrit të Brendshëm ndaj politikave ekonomike dhe atyre të emigracionit të ndjekura nga institucionet europiane. Përplasja e radhës është ajo mes komisarit europian të Çështjeve Ekonomike, Pierre Moscovici, dhe dy zëvendëskryeministrave italiane.

“Italia është një problem në eurozonë. Është pikërisht Italia tema në të cilën dua të përqendrohem”, ka thënë ai duke paralajmëruar qeverinë të reduktojë borxhin publik.

“Kush thotë se mund të rifillojnë investimet duke thelluar deficitin, po gënjen”, ka thënë Moscovici në një konferencë shtypi në Paris.

Duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë zëvendëskryministrit Salvini, ai ka thënë se Brukseli nuk e ka penguar kurrë Italinë të realizojë investime dhe infrastrukturën e nevojshme.

“Italia është vendi që ka përfituar më shumë nga fleksibiliteti ynë. Italia ka një qeveri të re, që ka marrë detyrën 100 ditësh. Italia ka një ministër të ri të Ekonomisë dhe Financave, me të cilin punoj rregullisht, në një klimë konstruktive. Shpresoj që kjo të vazhdojë”, ka thënë ai.

Duke u ndaluar te avancimi i populistëve në Europë, kur mbetet më pak se një vit nga zgjedhjet europiane të vitit 2019, Moscovici është shprehur: Ka një klimë që u ngjan viteve ’30. Nuk duhet ta ekzagjerojmë, sigurisht tani nuk ka Hitler. Por mund të ketë disa Musolinë të vegjël”, ka ironizuar ai.

Megjithatë sipas tij, populistët nuk do t’ia dalin të thyejnë shumicën në Asamblenë e BE, pavarësisht se mund të rriten.

Ndërkohë, nuk ka vonuar reagimi i zëvendëskryeministrave Luigi Di Maio, e Matteo Salvini.

“Sjellja nga ana e disa komisarëve europianë është e papranueshme dhe e padurueshme. Nga zyrat e Komisionit Europian ia lejojnë vetes të thonë se në Itali ka Musolinë të vegjël. Nuk duhet t’ia lejojnë as vetes këtë”, tha Di Maio.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i Salvinit. “Komisioneri i BE-së, Moscovici, duhet të lajë gojën para se të fyejë Italinë, italianët dhe qeverinë e tyre të zgjedhur me votë popullore”, ka thënë ai.

ma.me

Next Post
Hyn në liqenin e Farkës për t’u larë, mbytet 12-vjeçari

Përplasje me armë mes RENEA dhe një banori në Divjakë, 1 i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In