• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çako – Hoffmann: Forcojmë bashkëpunimin e dy policive kundër krimit

by A R
26/02/2016 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako priti në një takim Ambasadorin e  Gjermanisë Hellmut Hoffmann, i shoqëruar  nga Oficeri Ndërlidhës i BKA-së në Tiranë, Martin Wehrmeister. Në këtë takim u diskutua për të rritur edhe më tej bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, si dhe për kryerjen e operacioneve të përbashkëta kundër krimit të organizuar.

Hoffmann: Vlerësoj bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston midis Policisë Gjermane dhe Policisë Shqiptare,  sepse kjo është një fushë shumë e rëndësishme për ne.

Shfrytëzoj mundësinë për të uruar Policinë e Shtetit, gjithashtu për sukseset që ajo ka patur në punën e saj sidomos në fushën e narkotikëve, përmend këtu konkretisht Lazaratin, me të cilin ju bëtë një hap të madh përpara.

Ky fakt u theksua edhe gjatë takimit midis dy ministrave të brendshëm Z. De Maizer dhe Z. Tahiri, gjë që ka çuar në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Më tej, Ambasadori i ka bërë me dije Drejtorit të Policisë së Shtetit  një sërë ndihmash dhe trajnimesh  që janë planifikuar për këtë vit për Policinë Shqiptare  nga DKA, Policia Federale në bashkëpunim me Francezët.

  • Nga DKA është parashikuar që të ofrohen dy automjete shërbimi për seksionin e narkotikëve. Një bursë ku një kursant do të dërgohet në Policinë Kriminale Federale për të bërë atje një praktikë prej 11 muajsh.
  • Gjithashtu do të ofrohet një trajnim për luftën kundër terrorrizmit. Do organizohet  një Work-shop për grupet që merren me vjedhje banesash.
  • Trajnim për sigurinë ajrore, për mbikqyrjen e kufirit, për kufirin detar dhe për dokumentat, për analizën dhe vlerësimin policor dhe një trajnim për verifikimin e identitetit nga policia. Këto trajnime do të ofrohen nga  Policia Federale  në bashkëpunim me Francën.

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako ka  falënderuar Ambasadorin  për kohën që vendosi në dispozicion për të bashkëbiseduar  dhe mbi të gjitha për të ofruar gjithë këto mundësi për Policinë e Shtetit .

  • Policia e Shtetit Shqiptar është e orientuar dhe e fokusuar qartazi, në vijim të gjithë prioriteteve që ka Qeveria Shqiptare për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
  • Ne prej disa kohësh kemi hartuar strategjinë tonë afatgjatë-afatmesme të Policisë së Shtetit për t’u përshtatur me të gjitha standartet e Bashkimit Europian të vendeve tona partnere siç është dhe Policia e Shtetit Gjerman, pasi ne e kosiderojmë si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe shumë  të domosdoshëm.
  • Kontributi i Policisë Gjermane ka qenë i madh në  mbështetje të misionit të Policisë Shqiptare si në aspektin e trajnimeve ashtu dhe  në teknologji siç ka qenë në rastin konkret, suporti teknologjik që i është dhënë  repartit special RENEA.
  • Për shkak të rëndësisë lufta kundër terrorrit mbetet një nga prioritetet absolute të Policisë së  Shtetit Shqiptar. Në këtë aspekt ne jemi të qartësuar e të pozicionuar bashkë më partnerët tanë në luftën kundër  çdo radikalizmi apo iniciative të paligjshme që cënon sigurinë e kombeve por edhe të gjithë Europës.
  • Raste të bashkëpunimit të shkëmbimit të informacionit ka patur, rezultate gjithashtu ka patur. Unë gjej rastin të falenderoj Z.Ambasador për të gjithë kontributin, për dispozicionin dhe integritetin e plotë në mbështetje të Policisë së Shtetit Shqiptar.
  • Operacioni Xibraka është një shembull konkret shumë i mirë bashkëpunimi mes institucioneve.
  • Në kushtet e një shoqërie të hapur siç është Shqipëria, shqiptarët janë të lirë të lëvizin ashtu si shumica e popujve të tjerë në Europë dhe midis këtyre lëvizjeve ka dhe elementë dhe individë të cilët janë subjekt i punës së përbashkët  i të dy policive Gjermane dhe Shqiptare.
  • Si  Drejtor i Policisë së Shtetit, të gjitha trajnimet  që janë ofruar për oficerët e Policisë Shqiptare  i konsideroj  si një mundësi dhe vlerë e shtuar për të ngritur nivelin e tyre.
  • Dhe një herë shprehim gadishmërinë tonë  për të qenë në bashkëpunim të përhershëm në luftë kundër çdo paligjshmërie në mënyrë të veçantë kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve te paligjshme.

 

Ambasadori Z. Hoffmann shprehu kënaqësinë  që të gjitha ofertat që u  bëmë nga ana e tij ,  gjetën një mbështetje dhe rezonancë pozitive tek Z.ÇAKO.

  • Ne e vlerësojmë dhe e mbështesim  shumë pozicion e qartë që ka marrë Shqipëria dhe autoritetet  e sigurisë në Shqipëri  në luftë kundër terrorrizmit.
  • Deri tani situata në Shqipëri është nën kontroll përsa i përket terrorrizmit dhe kjo falë edhe punës së Policisë së Shtetit.
  • Ne do të donim t’ju falenderonim shprehimisht që përsa i përket shkëmbimit të informacionit operativ  në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, kemi pasur një shpejtësi dhe përshpejtim të përgjigjes së informacionit.
  • Sikundër vlerësojmë faktin e caktimit të oficerit të kontaktit nga ana juaj në Gjermani, i cili është një oficer ndërlidhës i Policisë Shqiptare  dhe  ky është ish-bursant i BKA-së.
  • Dhe si qytetar i thjeshtë gjithashtu mua më ka rënë në sy  përpjekjet që po bën Policia e Shtetit për të ndryshuar dhe pamjen e saj të jashtme, pasi kur kam ardhur në fillim pamja e jashtme e Drejtorisë së Tiranës ishte e errët. Ne nuk jemi për ekzagjerim por Policia e Shtetit duhet të ketë një pamje më miqësore,  siç e  ka tani.

 

Në fund të fjalës së tij  Ambasadori Gjerman falënderoi edhe njëherë  Drejtorin e Policisë  për kohën,  i uroi Policisë së Shtetit shumë sukses në punën e saj  dhe shprehu dëshirën për të pasur takime më të shpeshta.

Next Post

Çuditë më të mëdha mjekësore gjatë vitit 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In