• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

C4, granata e kapsolla, ‘McLaren’ dhe një taksi/ Policia në aksion: Arrestohet shkodrani në Durrës, pranga edhe dy të tjerëve

by Java News
13/07/2021 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka zhvilluar gjatë natës një operacion blic për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike apo që kryejnë vjedhje banesash e lokalesh. Për pasojë disa persona kanë rënë në pranga.

Në flagrancë është për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” Mersin Sadiku. U ndalua personi i shpallur në kërkim Isuf Bami për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, po ashtu u arrestua në flagrancë Ilir Mema për veprën penale “Vjedhja”.

Policia ka sekuestruar lëndë eksplozive C4, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit të kryer në lagjen nr. 17 në Duurës, në një taksi në të cilin ishte pasagjer Mersin Sadiku u gjet në çantën e tij, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia ka arrestuar dhe 64-vjeçarin, Ilir Mema, pasi në datë 19.06.2021, gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat policore të DVP Durrës dhe komisariatet në varësi të saj, kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike apo që kryejnë vjedhje banesash e lokalesh. Si rezultat i kontrolleve të befasishme, në Durrës është vënë në pranga një shtetas që trafikonte municion luftarak, një tjetër për një sërë vjedhjesh në banesa e lokale, ndërsa në Krujë është kapur një person në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen lëndë eksplozive C4, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar me kontrolle të befasishme me pika të lëzishme kontrolli, me afate kohore të ndryshme. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer shtetasi M. S., kanë gjetur në çantën e tij, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, shtetasi M. S., 55 vjeç, banues në Shkodër.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin I. B., 64 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Krujë, pasi në datë 19.06.2021, gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

—Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë orëve të para të mëngjesit u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një shumë parash dhe sende personale në mjetin e shtetases S. Z. Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së sendeve të ndryshme personale në 3 automjete të ndryshme, gjatë muajin qershor.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
Kanabis në serën me domate ku ishte ministrja Ekonomi/ Reagon MBZHR: Mbillet me urdhër të prokurorisë

Kanabis në serën me domate ku ishte ministrja Ekonomi/ Reagon MBZHR: Mbillet me urdhër të prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In