• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me ç’ sy e faqe do kërkojmë përsëri ndihma Perendimit, “Ne sovranët”?

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prof. Dr. Gafur MUKA

Reforma në drejtësi ka mbetur…edhe pak ditë para 21 korrikut. Si kohë natyrisht. Ka mbetur para një takimi që mendohet se do të fillojë të hënën me detyrimin për të arritur një zgjidhje?! Por ajo ka mbetur edhe para dilemës” “T’a ruajmë apo t’a dorëzojmë sovranitetin?!”. Çudi apo jo. Në të gjitha rrethanat dilema do të ishte zgjidhur në favor të ruajtjes së sovranitetit. Por, për të ruajtur sovranitetin nuk duhen vetëm fjalë. Ruajtja e sovranitetit, jo shumë vite larg, ishte “Edhe bar do të hamë, por sovranitetin nuk do ta shesim”. Dhe ishim vertet sovranë… duke ngrënë veten. Dhe erdhi një ditë që u dorëzuam. E nisëm me hapjen e vendit. U ulëm në tavolina ku edhe dëgjuam por edhe na dëgjuan. Ua qamë hallin por edhe na e kuptuan hallin.

Por hallet tona nuk kanë të mbaruar. Vendi edhe sot e kësaj dite ka nevojë për ndihma e mbështetje, të cilat nuk na janë kursyer. Sigurisht nga miqtë, Por miqtë kanë kuptuar tashmë që, ky vendi ynë sovran, i kërkon ndihmat, por don që ato ti përdorë, ashtu në mënyrë sovrane, për të dhjamosur korrupsionin e pastaj me rradhë krimin, mëkatin, hilenë…

Dhe reforma në drejtësi bëhet pikërisht për t’ia hequr “tagjinë” korrupsionit (krimit, mëkatit, hilesë…) pasi është stërprovuar se me sistemin aktual të drejtësisë, atij nuk i paksohet, përkundrazi i shtohet “tagjia”. Tani, miqtë tanë e kanë kuptuar mirëfilli, se këtu pikon çatia. Por të zotët e shtëpisë jemi ne dhe, mbështetur tek ajo fjala jonë e urtë se “i zoti e di ku i pikon çatia”, duam të na e lënë dhe më tej ne në dorë ne që t’i rregullojmë punët tona. Mbase mund të ndodhë dhe kështu.

Dhe ne pas 21 korrikut do brohorasim për fitoren e madhe të ruajtjes së sovranitetit. Ama, unë nuk e imagjinoj me ç’ sy e faqe do kërkojmë përsëri ndihma e mbështetje ne, sovranët. Apo do kthehemi prapë tek parimi i “ndërtimi të ekonomisë së tregut më forcat tona”?! Apo na rren shpresa që do gjejmë miq të rinj të cilët do na pranojnë që ne t’i mjelim si lopë dhe ata të na lëpijnë si viça?!. “Quo usque tandem abutere, Catilina, patientia nostra?”- do thërriste fort Ciceroni.

Next Post

Pamje të gjeneralit turk të arrestuar, i rrahur e keqtrajtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In