• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Byzylykët” e mbikqyrjes, nisin hetimet

by A R
07/08/2017 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali me byzylykët e mbikqyrjes elektronike të personave që kanë masë ndaluese për veprat penale dhe që kanë një vlerë prej afro 2 milionë euro, ka shtyrë ministrin e Drejtësisë Gazment Bardhi, që të urdhërojë nisjen e një hetimi administrativ.

Nga konstatimi i Bardhit, sasia prej 300 byzylykësh që ministria e Drejtësisë kishte blerë për mbikqyrjen elektronike, në kundërshtim me ligjin i është kthyer sërish bashkimit të operatorëve që ia kishin shitur.

I kontaktuar nga Top Channel, ministri Bardhi ka deklaruar se grupi i specialistëve të shërbimit të provës por edhe të ministrisë së Drejtësisë, që kanë firmosur dokumentin me numër protokolli 834 të datës 11 prill për dorëzimin e 300 byzylykëve, tek bashkimi i operatorëve do të hetohen për veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin.

Ministri nuk ka dhënë detaje se kush janë specialistët apo sa është numri i tyre i përfshirë në këtë skandal, për sa kohë hetimi vijon. Nga ana tjetër, pas shkresës së ministrit të Drejtësisë në lidhje me këtë problem, një përfaqësi e bashkimit të operatorëve kanë zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, ku mësohet se ministri Bardhi u ka lënë një afat deri ditën e martë për tu kthyer mbrapsht 300 byzylykët e blerë, në të kundërt ndaj tyre do të depozitohet kallëzimi penal në prokurori.

Bashkimi i operatorëve gjatë korrespondencës që kanë patur me ministrinë e Drejtësisë pretendojnë se kanë dorëzuar një herë mallin që ministria kishte porositur, duke mohuar se kanë marrë sërish në dorëzim sasinë prej 300 byzylykësh të mbikqyrjes elektronike. Top Channel kontaktoi bashkimin e operatorëve si dhe shërbimin e provës, deri më tani nuk ka një reagim të tyre për këtë çështje./a.m.

Next Post
Aksident i frikshëm në Rinas, dy mjete përplasen kokë më kokë, ka të plagosur

Aksident i frikshëm në Rinas, dy mjete përplasen kokë më kokë, ka të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In