• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bythecët

by Enkel Demi
26/04/2016 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Nuk jam as gazetari i parë dhe as i fundit, por ishte e para herë që më ndodhte, kur një mysafir pak para takimit në studio çon lajm se nuk vjen. Ky ishte Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Pas disa javësh që kërkoja të kisha në studion e Shih Programin në RTSH, një zë të opozitës, zyra e shtypit e PD më konfirmoi ditë më parë se Edi Paloka do të ishte të hënën në studio. U bë reklama lajmëruese si ndodh me të gjithë mysafirët dhe disa ditë me radhë kemi njoftuar në publik këtë bisedë. Pak para rregjistrimit më thonë se Paloka nuk vjen, ndaj më këshillojnë të bëj si të mundem dhe të gjej mysafirë të tjerë.

Jo këtë nuk mund ta bëj, sepse kam respekt për ata që ftoj në studio dhe askënd prej tyre si në qeveri, si në opozitë nuk i kam për gomë rezervë. Ndaj, dola para publikut dhe shpjegova ndodhinë. E gjitha kjo ngjau ditën, kur opozita sërish bojkotoi Kuvendin, reformën në drejtësi dhe me ç’duket programin e Kel Demit.

Unë e di përse nuk erdhi Paloka, e di përse nuk vjen Grida, Luli apo Ristani në studion time. Ata nuk pëlqejnë qëndrimet e mia ndaj Partisë Demokratike, meqë nuk rresht pa ju përmendur që e bënë Lulin kryetar, pasi thyen kutitë e votimit dhe sot kanë gojë e flasin për demokracinë në PS. Por, këto qëndrime, të cilat kurrë nuk kam për t’i fshehur, nuk kanë të bëjnë aspak me punën time si gazetar. Kur udhëheq një bisedë bëj pyetje dhe jo koment, pres përgjigje për publikun që më ndjek, jo për vete. Edhe me qeverinë nuk jam miqësor, por kur e kisha Ramën në studio e pyeta, m’u përgjigj. Me kreun e shtetit bëra të njëjtën gjë, me Presidentin Thaçi, ministren e Kulturës, Arben Imamin, Majlinda Bregun e kështu me radhë. Nuk di nëse kam lënë njeri pa intervistuar në Shqipëri e gjetkë, por respektoj profesionin tim, jo sepse jam nga ndonjë soj i pavarur, porse me këtë punë ushqehem, ndaj ta tradhëtoj e ta kthej në propagandë mbetem i papunë. Kaq e thjeshtë është. Qëndrimeve të mia, si dhe ky shkrim, u vë emrin poshtë dhe i botoj në portale, gazeta, por nuk i këndoj në studio. Këtë bëj unë, këtë bëjnë dhe plot kolegë të tjerë që i kanë bojkotuar para meje.

Më poshtë po publikoj disa nga pyetjet që do i bëja Edi Palokës në këtë bisedë të pamundur, duke i uruar që bëfshi hajër, se me këtë komunikim që keni zgjedhur me gazetarët e mediat fitore të reja ju presin.

Çfarë u vendos sot në mbledhjen e grupit? Si do të vazhdojë rezistenca opozitare?

Cili është komenti juaj për dënimin me dhjetë ditë mospjesmarrje në Kuvend të deputetit Sali Berisha?

Ka një reagim shumë të ashpër të medias dhe politikës në lidhje me deklaratën e Berishës për të armatosur shqiptarët. Keni një koment?

Përse ju nuk patët një distancim nga kjo deklaratë?

A e dini që vetëm tre ditë më parë në Amerikë u shua një familje prej shtatë vetësh. Si mund të propozohen armët?

A e dini që një nga zhgënjimet e mëdha ndaj Obamës është moskalimi i një ligjit që ndalon shitjen e armëve në këtë vend?

A nuk tuteni se këto deklarata mund të legjitimojnë armët pa leje që janë në qarkullim?

I qëndroni bindjes se Strazimiri kishte një këllëf celulari në brez ditën e protestës?

Jeni i sigurtë që nuk duhet të bëni një vizitë tek okulisti?

Nuk ju frikëson fakti që njerëzit kanë më shumë frikë kaosin e 1997 se sa qeverinë?

Si e shpjegoni që një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan e nxjerr opozitën shumë keq se qeverinë?

Në shtyp është shkruar se në një sondazh të bërë nga vetë ju rezulton që humbni dy mandate në Tiranë. Si është PD-ja në kryeqytet, meqë organizimi i ri ju ka lënë dhe pa kryetar dege?

Përse u zbehën gjer në zhdukje protestat e opozitës?

A premtuat në fillimvit se qeveria do të shihte ferrin me sy. Ky është ferri për qeverinë?

Përse Partia Demokratike duhet të merrej me çështjen e këndit të lojërave?

Përse nuk protestoni për pallatet që janë tek diga?

Sa ndërtues demokratë ishin atë ditë si ambjentalistë?

Përse të gjithë mendojnë se e vetmja arsye e shëndetshme që e mban Edi Ramën në pushtet është Lulzim Basha?

Përse sa herë ka debate ju përmendin kumarin?

Si ishte kjo puna që ju tha kryeministri për Milosaon?

A e kontrolloni të gjithë grupin parlamentar? Ju binden deputetët si Jozefina Topalli dhe Sali Berisha?

Next Post

As të lartë e as të ulët; Këta nuk janë gjykatës fare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In