Byroja e Parlamentit rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin me 10 ditë nga punimet për kryeministrin Edi Rama.
Byroja e rrëzoi kërkesën e opozitës me 5 vota kundër, ndërkohë dy vota ishin pro kërkesës së opozitës.
Pas vendimit nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit, Edmond Spaho tha se “kryeministri përdori fjalor rruge në sallën e kuvendit. Të presësh drejtësi nga Byroja e Kuvendit për kryeministrin është si të presësh vezë nga gjeli. Nuk besoj se Musai dhe Anastasi të votojnë përjashtimin e Ramës”, u shpreh Spaho.
Shkak për këtë kërkesë të PD-së, ishte fjala e Kryeministrit të enjten e shkuar në parlament, ku ai e cilësoi opozitën si një “tufë e vogël… që kërkon të hajë njëri tjetrin”.
Të enjten e shkuar kjo solli reagime të forta nga deputetët e opozitës, të cilët tentuat t’i ndalonin edhe fjalën kryeministrit./ java/ a.k