Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Sali Berishën në lidhje me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Rama tha se pozicioni i opozitës është kthyer në qesharak, në kushtet kur drafti i qeverisë, i kundërshtuar këtë të enjte nga vetë lideri i opozitës Basha, në fakt është dakortësuar nga vetë ai kohë më parë. Kryeministri Rama e cilësoi Bashën si administratorin e kopshtit pa drekë, i cili është lënë vetëm nga Berisha dhe nuk di se çfarë po bën.
“Nuk është faji jonë që e ke bërë partinë si kopsht me drekë dhe e çon kryetarin të takojë ndërkombëtarët si takim me prindër, e kur e lë vetëm s’di ca të thotë i shkreti. Çfare keni thënë javën e kaluar e keni ngrënë këtë javë, tani po thoni ekzaktësisht atë që kemi ne.
(Teshtin Berisha) Rama: Shëndet shëndet.
Është koha t’i jepni fund kësaj farse që e orkestruar vet dhe ju nxori kaq gënjeshtar dhe kaq të çliruar. Mos e lër më vetëm se të trupëroi dhe ty, të mjafton turpi që ti i krijon vetes jo më të mbash dhe turpin e tij.
Për byronë kombëtare të hetimit është bërë një propagandë e shpifur me gënjeshtra. Drafti i sjellë nga ne, 100% i dakortësuar, tani na dilni e na thoni një gënjeshtër edhe më të madhe. Që ky qenka drafti që më nxorri cullak. Unë për të dalë cullak nuk kam nevojë të bëj drafte me ju.
Po vëni në pozitë të vështirë partnerët tanë.
Prandaj nuk ju kushton asnjë gjë që të dilni këtu dhe të thoni se ne jemi dakortësuar me këtë draft por tanimë kemi ndryshuar qëndrim.”- tha Rama.