• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Byroja / Balla: Ne nuk bëjmë gabime se na i kërkon Saliu me Lulin

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, ka thënë se projektligji i miratuar nga qeveria për Byronë Kombëtare të Hetimit, nuk do shkojë në parlament për votim përpara paketës së Reformës në Drejtësi.

Balla: Për shkak se Gjykata Kushtetuese i ka përcaktuar detyrat që ka për të bërë, jemi të detyruar që vendimin e qeverisë, pra projektligjin që kalon përmes një vendimi qeverie ta integrojmë në ndryshimet kushtetuese, sepse po nuk ndryshuam kodin e procedurës dhe ligjin për Prokurorinë nuk hynë në fuqi.

Pse e miratuat me urgjencë të mërkurën e kaluar kur nuk do shkojë fare për diskutim?

Balla: Kishim opozitën që kishte dy javë në Parlament që na thoshte: Bjereni ta votojmë…

Dhe ju i thatë nuk e sjellim se po presim Venecian.

Balla: Ne nuk bëjmë gabime se në kërkon Saliu me Lulin, që të kalojmë një gjë në Parlament që është antikushtetuese.

Përsa i përket reformës në drejtësi, deputeti i Partisë Socialiste, ka shprehur gatishmerinë për konsensusin e opoiztës dhe sa për parashikimin e kryeministrit për ta miratuar në muajin mars, ai ka thënë se bëhet fjalë për paketën e ndryshimeve kushtetuese të kësaj reforme, pasi ligjet e tjera do të duan kohë.

Balla: Reforma në Drejtësi në këndvështrimin tonë kurrësesi nuk mund të jetë një pazar, dhe që jemi të gatshëm të ulemi dhe të gjejmë konsensus për çdo gjë, këtë e kemi treguar. Reforma në Drejtësi përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e ndryshimeve kushtetuese dhe pjesa e ndryshimeve ligjore. Janë 40 ligje pjesë e Reformës në Drejtësi dhe nuk kemi thënë që do i bëjmë në Mars të gjitha këto. Kryeministri dhe mazhoranca janë shpresë plotë që ndryshimet kushtetuese do kalojnë me shpresë në mars. Ndërsa pjesa tjetër do kohë. Unë po ju them që përsa i përket edhe paketës, paketa është gati. Janë rekomandimet e fundit të Venecias dhe ti ndjekim.

Çështja e zgjedhjeve të brendshme të Partisë Socialiste ishte një pikë e nxehtë e debatit, teksa zoti Balla konfirmoi se është kompetencë e kongresit për të vendosur datën e zgjedhjeve dhe nëse do të ketë zgjedhje për kryetar apo jo.

Balla: Është Kongresi i PS që do të vendosi gjithçka. Edhe për kërkesën që mund të bëjë një anëtar apo delegat i kongresit. Ka një axhendë të miratuar të kongresit në Asamblenë Kombëtare. Materialet që do të referohen nga grupet e punës, janë tre grupe pune dhe një prej tyre është grupi i statutit do të kalojnë në Asamblenë Kombëtare që paraprijnë Kongresin dhe më pas Kongresi i PS është i vetmi autoritet  statutor për të vendosur për këtë çështje.

Pra do të mblidhet Asambleja përpara Kongresi?

Balla: Po sigurisht, ka një rregull statutor që ka një mbledhje Asambleje që paraprin Kongresin, sepse është filtri, por edhe propozuesi i dokumentave në Kongres.

Next Post

Kufoma e Dajtit, familjarët e këngëtarit Reni në dyert e morgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

March 9, 2026
Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

March 9, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Argumentet kryesore: Pse Partia Socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK?

March 9, 2026
Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

March 9, 2026
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In