Përbërësit
1 pako peta byreku të thata
1.5 litër qumësht
3 kokrra vezë
Gjalp
Kripë
Përgatitja:
Në një tepsi hedhim qumështin, vezët, gjalp dhe kripë.
Më pas hapim pakon e petave dhe bëjmë gati një tjetër tepsi të lyer me gjalp.
Në tepsinë me qumësht lyejmë një nga një petat dhe më pas i shtrojmë në tepsinë tjetër.
Herë pas here hedhim dhe pak gjalp që të mos ngjiten petët.
Pasi i shtrojmë të gjitha petat i hedhim pak gjalp sipër dhe më pas e fusim në furrë.