• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi për 14 majin: KQZ ka dy zgjedhje, të pranojë falsitetin ose të refuzojë…

by
08/03/2023 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se KQZ është para dy zgjedhjeve në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit, ose të pranojë formalisht falsitetin me regjistrimin në fletët e votimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD, ose të vërë në vend drejtësinë duke e refuzuar diçka të tillë.

Bylykbashi shkruan në Facebook se vërtetimi i lëshuar nga Regjistri i Partive Politike pranë Gjykatës së Tiranës se kryetar i PD është Lulzim Basha, ka tre probleme juridike, si ankimimi që i është bërë zgjedhjes së tij si kryetar më 2021, shkarkimin nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe faktin që vetë Basha ka dhënë dorëheqjen.

Sipas Bylykbashit, një kryetar që dorëhiqet nuk ka të drejtë të përfaqësojë partinë në zgjedhje, teksa shton se të vesh në fletën e votimit emrin e tij “është mashtrim i qëllimshëm i zgjedhësve”.

Postimi i plotë:

Vula që i ka humbur kryetari

KQZ është përpara një zgjedhje:

1- të pranojë formalisht një fallsitet juridik duke u bërë një padrejtësi dhjetëra mijëra shtetasve;

2- të verë në vend të drejtën e dhjetëra mijëra shtetasve duke refuzuar fallsitetin juridik.

Po cili është fallsiteti juridik? Është vërtetimi i lëshuar nga Regjistri i Partive Politike pranë Gjykatës së Tiranës se kryetar i PD është Lulzim Basha.

Ky vërtetim pasqyron zgjedhjen e Lulzim Bashës në qershor 2021. Por ky regjistrim ka tre probleme juridike që e bëjnë së paku të papërdorshëm, së shumti të pavlefshëm.

1- zgjedhja e Lulzim Bashës është ankuar në gjykatë që në qershor 2021 nga rivalja në garë z. Edith Harxhi. Pra nuk është finale.

2- Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i PD i 11 dhjetorit 2021. Gjykata e Apelit nuk rrëzoi Kuvendin e 11 dhjetorit por vendimin e gjykatës që urdhëroi regjistrimin e tij në Regjistrin e Partive dhe urdhëroi rishqyrtimin e tij, përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës.

3- Lulzim Basha dha dorëheqjen më 21 mars 2022.

Po trajtoj vetëm dorëheqjen. Kushtetuta dhe ligji e njohin dorëheqjen si mekanizëm kryesor për përfundimin e parakohshëm të një mandati kushtetues (presidenti, deputeti, kryeministri, etj) apo ligjor. Kur jepet dorëheqja nuk ka diskutim sepse është akt individual vullneti. Pasoja është përfundimi i menjëhershëm i mandatit. Për t’u rikthyer në mandat duhet që personi të rizgjidhet apo riemërohet.

Statuti i PD ka të njëjtat parashikime. Kur një kryetar dorëhiqet, duhet zgjedhur një i ri. Në periudhën e ndërmjetme, Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë një nga nënkryetarët që të ushtrojë përkohësisht detyrën e kryetarit, deri sa të zgjidhet i riu (jo deri sa të zgjohet i vjetri).

Pra, pa llogaritur që demokratët e shkarkuan edhe me referendum më 18 dhjetor 2021, Lulzim Bashës i ka mbaruar mandati edhe me statutin e tij të korrikut 2021. Meqenëse Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur të zgjedhë një nënkryetar të përkohshëm, nuk ka një kryetar në detyrë as sipas atij statuti të Bashës që më pas u shfuqizua më 11 dhjetor 2021.

E drejta e votës ka dy aspekte:

1- të drejtën për të zgjedhur (zgjedhësi);

2- të drejtën për tu zgjedhur (kandidati).

Zgjedhësi ka të drejtë që të votojë sa kohë është i gjallë ose ka shtetësi shqiptare. Nëse vdes ose heq dorë nga shtetësia shqiptare, humbet edhe të drejtën e votës.

Po trajtoj dorëheqjen nga shtetësia për barazi akti, dorëheqje për dorëheqje. Pra zgjedhësi që heq dorë nga shtetësia humbet të drejtën e votës. Kryetari i partisë që dorëhiqet humbet të drejtën të përfaqësojë partinë në zgjedhje.

Kur zgjedhësi humbet të drejtën e votës, ai çregjistrohet nga regjistri i zgjedhësve. Por nëse dekreti i Presidentit për lënien e shtetësisë nga zgjedhësi nuk është regjistruar nga gjendja civile, personi që nuk ka më të drejtë vote do të shfaqet në listën e zgjedhësve.

Pra Regjistri i Gjendjes Civile ka të njëjtën vlerë me Regjistrin e Partive Politike.

Shfaqja e personit në listën e zgjedhësve edhe pse nuk ka të drejtë vote është e “ligjshme” në lexim strikt të ligjit, sepse nuk mund të hiqet nga lista e zgjedhësve pa u çregjistruar personi nga regjistri i gjendjes civile. Por kjo është e PADREJTË sepse personi nuk është më shtetas shqiptar, duhej çregjistruar nga gjendja civile dhe nga lista e zgjedhësve.

Ditën e votimit ky person shkon dhe voton edhe pse nuk ka të drejtë.

Por kjo votë është nul, e pavlefshme. Por KQZ mer dijeni me prova se pavarësisht se shtetasi ka dhënë dorëheqje nga shtetësia, pra nuk ka të drejtë vote, ai ka votuar.

Çdo të bëje KQZ? Do të thotë se vota vlen se emri i personit ishte në listë meqë ligji thotë që zgjedhësi voton kur ka emrin në listë sspse ende figuron ne gjendje civile? Ky do të ishte lexim i verbër i ligjit me pasojë padrejtësinë.

Kodi zgjedhor detyron KQZ që informacioni në fletën e votimit të jetë i vërtetë dhe i drejtë sepse zgjedhësi nuk duhet as të mashtrohet, as të keqdrejtohet kur bën zgjedhjen.

Të vesh në fletën e votimit emrin e Lulzim Bashën si kryetar të PD, pavarësisht se PD ka zgjedhur kryetarin e saj, është konfuzionim, keqdrejtim dhe mashtrim i qëllimshëm i zgjedhësve. Është po aq e paligjëshme sa Lulzim Basha të linte shtetësinë shqiptate, ky fakt të mos regjistrohej, ai të dilte në listën e zgjedhësve, dhe më 14 maj vijte e të votonte me buzëqeshjen e tij prej kopertine para kamerave, pa u skuqur.

Kushtetuta, në nenin 4 thotë që “e drejta” është baza dhe kufiri i veprimit të shtetit. Pra “e drejta”, jo thjesht ligji. Gjykata Kushtetuese ka përpunuar këtë koncept mbi bazën e parimit të “Ekite – Equite’”, apo gjykimit të drejtë, jo thjesht strikt.

Ndaj KQZ është para sprovës më të madhe në 32 vite: Do të bëjë drejtësi duke regjistruar PD që ka përcaktuar vota e antarëve, apo do të regjistrojë një vulë që i ka humbur kryetari?

/e.d

Next Post
Tani pas largimit nga ‘BBV’: Nuk përshtatesha! E pashë se çfarë duhet të bësh për të qëndruar në lojë…

Tani pas largimit nga 'BBV': Nuk përshtatesha! E pashë se çfarë duhet të bësh për të qëndruar në lojë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi

Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In