• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi: OSBE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, jemi gati për dialog

by Java News
15/01/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beteja e opozitës nuk do të bëhet vetëm në Parlament. Në një kohë kur maxhoranca ka refuzuar kërkesat e demokratëve për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Rithemelimi denoncimet do t’i vijojë nga selia.

Nënkryetari Oerd Bylykbashi, gjatë një konference ku u denoncuan projektet e qeverisë në infrastrukturë dhe urbanistikë, u shpreh se nga selia blu do të bëhen publike ato fakte që nuk mundën të thuhen dot në Komisionet Hetimore.

“Kemi kërkuar dy çështje në parlament. Hetimin e aferave korruptive, pra kjo që paraqitëm sot, një pjesë e komisioneve janë për këtë çështje. Dhe në fusha të tjera ka komisione të tjera. Kërkojmë të hetojmë se si shpërdorohen paratë publikut nga Edi Rama dhe ministrat e tij. T’i vëmë ata përpara përgjegjësi dhe mundësisht më pas të vendosim barrierat ligjore që pengojnë abuzimin.”

Sipas Bylykbashit, opozita do të kërkojë sërish ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe bëri thirrje për konsensus sa i përket reformës zgjedhore. Teksa komentoi deklaratën e Kryeministrit Rama që kërkonte konsensus aritmetik, Bylykbashi i kujtoi atij rekomandimet e OSBE.

“E mori përgjigjen menjëherë nga OSBE. OSBE doli me qëndrim ku kërkonte reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që synon arritjen e objektivave të përbashkët konsensuale, sepse është pikërisht ajo që ka bërë OSBE. E ka ideuar në vitin 2002 dhe e ka mbështetur në 20 vite një reformë zgjedhore bipartizane.”

Një përgjigje e pati edhe për Lulzim Bashën, i cili la të hapur mundësinë e bashkimit të votave me maxhorancën për zgjedhoren.

“Çdo patericë e Edi Ramës në këtë proces, vetëm i bën dëm. Këtu nuk është çështja nëse Basha e ka çuar i pari, më kujton momentet kur vraponte i pari për të çuar një draft, por më pas ishte i pari që prishte komisionin e reformës.”

Bylykbashi shtoi se opozita është e gatshme që të ulet për dialog, por tha se reforma duhet bërë vetëm me konsensus dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve.

/f.s

Next Post
Deputeti më i vështirë për t’u menaxhuar në seancë, flet nënkryetarja Felaj

Komisionet Hetimore/ Felaj: Opozita t’i drejtohet Kushtetueses, nuk kthehemi pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In