• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi: OSBE kërkoi me forcë luftimin e shitblerjes së votës

by A R
29/09/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teknologjia ne zgjedhje, por veçanërisht SPAK-u, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, janë shpresat e demokratëve kundër shit-blerjes së votës.

Oerd Bylykbashi komentoi për ABC News gjetjet e raportit të ODIHR, por për herë të parë pas zgjedhjeve flet dhe për sistemin zgjedhor dhe listën “Basha”.

Shit-blerja e votave, renditët në krye të rekomandimeve prioritare të OSBE-ODIHR-it.
Oerd Bylykbashi, nënkryetari i grupit parlamentar demokrat për reformat dhe komisionet e posaçme e theksoi si konfirmim të akuzave të opozitës në fjalën e tij të pas mesnatës në Kuvend.
“Vërtetë është hera e dytë që ju flet për blerje masive votash dhe masta duhet të jenë drastike që kjo të mos ndodhë më. Këtë kërkon raporti i ODIHR për hërë të parë kaq fort”.
Prej ditësh PD ka depozituar në Kuvend kërkesën për një komision të reformës zgjedhore, dhe këkon miratimin në kohë dhe me konsensus të ndryshimeve ligjore. Është çështje detyrimi dhe jo besimi, tha Bylykbashi për abc neës.
“Nuk është histori besimi. Nuk ka qenë kurrë histori që të mund të besojmë tek pala tjetër edhe kur ishim në kushte konsensusi, aq më pak sot. Është prioritet. Shqipëria ka shkelur çdo lloj detyrmi dhe ndërkombëtar në këtë fushë. Janë tre palë rekomandime. Sigurisht çështjet që do shtrojmë në tryezë do të kërkojnë debat dhe konsensus në fund fare. Dhe është edhe në nderin e mazhorancës që të ndjekë një standard tashmë të vendosur: konsensusi për të trajtuar problemet e zgjedhjeve. Zgjedhjet fitohen me votë, nuk fitohen as me para, as me kriminelë e as duke bërë ligjin në favorin e atij që do fitojë”.
Teknologjia në zgjedhje, votimi me shenjat e gishtave dhe numërimi elektronik, është prioritet i padiskutueshëm i demokratëve. Por shpresën për të zgjidhur në herë e mirë problemin e shit-blerjes së votës e kanë tek ngritja e SPAK, struktura e posaçme antikorruspion me mbështetjen partnerëve amerikanë.
“Zgjedhjet e 2017-ës treguan efektin gjigand narkotik të kanabisit në zgjedhje. Një sasi paraje e jashtëzakonshme e shpërndarë në mënyrë kapilare duke përdorur rrjete kriminale përveç rrjetit të administratës së politizuar tashmë. Narkotik sepse i mpiu nervin demokracisë… Unë shpresoj që në kuadër të implementimit të reformës në drejtësi, korrupsioni zgjedhor, i cili bëhet objekt pune i SPAK, ta vërë prioritet të kësaj strukture të re, me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, që ta trajtojë korrupsionin politik i cili që ka element kryesor shit-blerjen e votës, në mënyrë që një numër personash të shkojnë para drejtësië. Ky ëshët një game changer tjetër. Në një kohë që votimi dhe numërimi elektronik nuk zgjidh dot gjithë problemet… trajton shumë prej tyre, por goditjen në rrënjë do të japë dhënia e shembujve të ashpër siç bëhet në vende tjera, nëpërmjet goditjes së korrupsionit zgjedhor me burg nga kjo strukturë. Ndaj lind imperativi që Edi Rama të mos kapë sistemin e drejtësisë. Dhe shpresa është e madhe që partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara, që kanë treguar fokus të veçantë tek SPAK, do të bëjë të pamundur kapjen politike të kësaj strukture dhe do japin gjithë mbështetjen për goditjen e ashpër të këtij fenomeni”.
Është pro një debati për sistemin zgjedhor, por pas kaq vitesh eksperiencë ka kuptuar që suksesi në zgjedhje nuk është çështje sistemi, por se si një parti politike e përdor atë.
“Nuk ka asnjë sistem zgjedhor që nuk është përfaqësues. Kushdo që të thotë të kundërtën, e ka gabim”.
Ndërsa thekson pozitivet dhe negativet e gjithësecilit, duket se anon nga aktuali, dhe jo nga mazhoritari, ku fati i politikanëve të karrierës direct në zonë përballë një krimineli apo biznesmi favorizon ende këta dy të fundit në realitetin shqiptar.
“Një sistem mazhoritar është përfaqësues, një sistem proporcional me listë të mbyllur, siç e kemi ne është po aq përfaqësues sa mazhoritari, madje dhe më shumë. Sisteme të tjera po ashtu. Çështja është si e përdorim ne sistemin zgjedhor. Mund të përdorim një sistem mazhoritar që u hap derën…dhe ky ishte rreziku prandaj e hoqëm komponentin mazhoritar në 2008-ën…pra u hap derën kriminelëve dhe biznesmenëve (me para që nuk i kanë nga djersa e ballit), të futen në Parlament dhe të mos ketë më vend për politikanë karriere që nuk kanë mundësi të shpenzojnë para në zgjedhje dhe këtë e mundëson mazhoritari në kushtet e Shqipërisë. Po aq sa çke një sistem proporcional si ky që kemi ne, me listë të mbyllur, që i përdorur mirë, pra kur lista centrohet në mënyrë perfekte nga lidershipi i një partie, është shumë përfaqësues, është shumë i suksesshëm dhe ajo listë me rend të mbyllur të përfaqësojë bazën dhe elektoratin dhe të japë rezultat fitues. Ose mund të mos bësh një listë të duhur dhe ajo të japë impakt në zgjedhje e për rrjedhojë, jo vetëm të mos jetë përfaqësues, por të japë një rezultat në rënie të partive politike. Pra veprimi është politik, nuk është sistemi. Nuk ndërrohet trau mbajtës i sistemit kushtetues pse nuk mbyllet dera mirë. Është një veprim që kërkon përfshirje që do të donte grada të reja të demokratizimit të partive politike në Shqipëri”.
Për herë të parë pas zgjedhjeve ai komenton listën e kandidatëve për deputetë të hartuar nga Lulzim Basha. Sipas tij lista ndikoi në rezultatin që mori Partia Demokratike më 25 qershor.
“Kam një grup kolegësh sot me të cilët ndihem i nderuar në Parlament, siç do të isha i nderuar të isha me shumë prej kolegeve me të cilët kam punuar katër vite apo në administratën e qeverisjes së PD-së. Jemi para një sfide dhe gjithësecili prej nesh, dhe ata që janë deputetë të rinj, do tregojnë vlerat e tyre në betejën opozitare. Pa u marrë me këtë pjesë, sigurisht që lista ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në qarqe të caktuara dhe kjo sigurisht është e kauntifikueshme. Për këtë arsye edhe kryetari ka marrë përsipër përgjegjësitë, ka thënë kjo nuk do të bëhet më, etj. Për këtë arsye ka folur dhe ish-kryeministri dhe lideri historik Sali Berisha”.
Ndonëse pa specifikuar sigla partie edhe ODIHR tha se bashkëbisedues të vëzhguezve e kanë cilësuar përzgjedhjen e kandidatëve jodemokratike. Byklykbashi thotë që në kuadrin e reformës zgjedhore, kjo të jetë një ushtrim që do të çonte në demokratizim më të madh të partive politike, nëpërmjet kufizimit të autoritetit të pakufishëm të lidershipeve të tyre./abc/a.m.

Next Post
“Lazarati”, ballafaqimi në gjyq mes Gates dhe vrasësve të efektivit Basha

"Lazarati", ballafaqimi në gjyq mes Gates dhe vrasësve të efektivit Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Zhbllokohen mbi 90 mijë leje qëndrimi të pezulluara/ Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin

Zhbllokohen mbi 90 mijë leje qëndrimi të pezulluara/ Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

January 18, 2026
Petro Koçi: Balli Kombëtar të kërkoj falje për deklaratat kundër LANÇ

Nëse Shqipëria do konsiderohej narkoshtet, Trump nuk do ftonte Ramën në Bordin e Paqes për Gazën

January 18, 2026
“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

January 18, 2026
BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

7 shpjegime mbi trendet e politikës globale (dhe efektet lokale)

January 18, 2026
Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

January 18, 2026
PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In