• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi me Berishën, ‘braktis’ Bashën: Demokracia s’mund të jetë ajo që vendos një individ për llogarinë e tij. Nëse flemë gjumë, do të na…!

by Java News
30/09/2021 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, një ditë pasi u pa në krahë të Sali Berishës në foltoren e katërt që realizoi ish kryeministri në qytetin e Durrësit, ku kërkon mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Deputeti demokrat thotë në reagimin e tij se demokracia “nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij”.

“Demokracia është ajo që vendosim sëbashku, mbi bazën e parimeve dhe rregullave që kemi miratuar sëbashku paraprakisht, jo mbi bazë rregullash të shpikura ad hoc. Përndryshe nuk është demokraci por autokraci. Nuk do kemi pluralizëm por centralizëm. Dhe keto kemi 30 vjet që i kemi rrëzuar, por mesa duket nëse flemë gjumë, do të na rikthehen në mënyrë tinzare”.

Bylykbashi ka shkëputur edhe një fragment nga filmi “Ura e spiunëve” që sipas deputetit, “jep një shembull brilant që tregon se demokracia është frymë, besim, por është edhe rregulla”.

Postimi i plote i Bylykbashit:

Statuti na bën të jemi demokratë. Vetëm statuti!

Filmi “Ura e spiunëve” jep një shembull brilant që tregon se demokracia është frymë, besim, por është edhe rregulla.

Vetëm zbatimi i rregullave garanton frymën e demokracisë dhe besimin e njerëzve në të. Por rregullat burokratike as mund të jenë kundër frymës së demokracisë e as mund ta pengojnë apo vrasin atë.

Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij.

Demokracia është ajo që vendosim sëbashku, mbi bazën e parimeve dhe rregullave që kemi miratuar sëbashku paraprakisht, jo mbi bazë rregullash të shpikura ad hoc.

Përndryshe nuk është demokraci por autokraci. Nuk do kemi pluralizëm por centralizëm. Dhe keto kemi 30 vjet që i kemi rrëzuar, por mesa duket nëse flemë gjumë, do të na rikthehen në mënyrë tinzare.

Ky është një leksion që na e jep demokracia amerikane. Ky leksion demokracie vlen për shtetin, por po aq vlen për partitë, sepse ato marrin persipër që të përfaqësojnë vullnetin e demos-it, popullit.

Nëse partitë që përfaqësojnë popullin në organet e pushtetit nuk kanë demokraci brenda tyre e brenda tyre nuk ka zbatim rregullash, mos prisni që shteti ku këto parti qeverisin, të jetë demokratik!

Nëse arrijmë në këtë pikë, kemi arritur tek ura përtej së cilës partitë njihen me emrin e kryetarëve dhe jo për kredon që përfaqësojnë.

Është kjo një urë ku shkëmbehen jo thjesht spiunët si në Berlinin e Luftës së Ftohtë, por shkëmbejmë demokracinë me autokracinë. Kutia e votimit, ku çdo antar shpreh mendimin i lirë e në fshehtësi, bën bashkë të gjithë pavarësisht dasive. Ndaj vetëm STATUTI na bën demokratë!

*******************

“Ura e spiunëve”

Në mesin e Luftës së Ftohtë, një avokat amerikan u caktua nga gjykata të mbronte një spiun rus që të gjithë donin ta shihnin në karrigen elektrike. Në fund agjenti shpetoi nga ekzekutimi dhe shkëmbye me një rob amerikan.

Dialogu:

Donnovan, avokati i spiunit rus: Je i CIA-s?
Agjenti Hoffman: Po. Desha të bëjmë një bisedë. Si po shkon çështja?
Avokati: Çështja po shkon shumë mirë. Nuk mund të bëhej më mirë.
Agjenti: Ke folur me Abel (klientin)?
Avokati: Më fal çfarë the?!
Agjenti: A ka thënë ai ndonjë gjë deri tani?
Avokati: Nuk ka mundësi që po e bëjmë këtë bisedë!
Agjenti: Sigurisht që jo (me nënqeshje ironike).
Avokati: E kam seriozisht, nuk ka mundësi që po e bëjmë këtë bisedë. Po me kërkon të thyej rregullin e sekretit avokat-klient?!
Agjenti: Lëri këto tani, avokat …
Avokati: Kujt i thua “lëri tani këto, avokat”?!
Është hera e dytë që ma thua dhe sa më shumë e dëgjoj aq më pak më pëlqen!
Agjenti: Dëgjo, unë e kuptoj rregullin e sekretit avokat-klient, kuptoj lojrat ligjore, kuptoj edhe se kështu ti siguron jetesën, por po flas për diçka tjetër. Po flas për sigurinë e atdheut tënd dhe më vjen keq nëse menyra si të pyes të ofendon, por ne duhet të dimë çfarë të thotë klienti. Donnovan, që të më kuptosh, ne kemi nevojë të dimë gjithshka. Mos bëj filma me mua! Nuk kemi ketu asnjë Libër Rregullash.
Avokati: Ti je agjenti Hoffmann, apo jo?
Agjenti: Po.
Avokati: Me origjinë gjermane?
Agjenti: Po.
Avokati: Une quhem Donnovan, irlandez nga te dy prinderit. Unë jam irlandez, ti je gjerman, por ajo që na bën të dy amerikanë, është një gjë. Një gjë e vetme. Vetem një: Libri i Rregullave. E quajmë Kushtetutë. Ne kemi rënë dakord per ato rregulla dhe kjo na bën të gjithë ne amerikanë. Kjo eshte gjithçka që na bën amerikanë. E mos më thuaj mua qe nuk kemi Libër Rregullash! E mos më tund kokën kot mua, ti bir…!
– […]/m.j

Next Post
Tensionet në Veri/ Kurti: S’kam informacion për ndërhyrjen e KFOR. Sekretarit të NATO-s i garantova se jemi të gatshëm për takim

Marrëveshja dypalëshe e "targave", Kurti: Tani fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In