• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi i kundërvihet Bashës: Po bën pazar me Ramën, po shet votën për zgjatjen e vettingut!

by Java News
09/10/2021 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka akuzuar kryedemokratit Lulzim Basha se po bën pazar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vetingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët.

Sipas Bylykbashit, Basha po bënë marrëveshje që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do i jap votat e nevojshme qeverisë që i duhen për të shtyrë afatin e vetingut.

 

 

Postimi i Bylykbashit:

“Më zgjat afatin e anëtarëve të vetingut, të të shtoj disa bashki ne hartë.” Këtë pazar i ofron Rama PD-së. Si tregti kuajsh. Më jep një kalë, të të jap një mushkë. Anglezët e quajnë “horse trading” apo tregti kuajsh. Kjo është kundër interesave parësorë dhe themelore të opozitës.

Reforma më kryesore për opozitën duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës për të vendosur një sistem të ri zgjedhor, sepse ky sistem që miratoi Rama pa konsensusin e opozitës më 30 korrik 2020 është i padrejtë, shkel parimet kushtetuese dhe është toksik për demokracinë.

Bashkë me të, duhet rishikuar ndarja territoriale e bashkive. Demokracia lokale po asfiksohet nga reforma e dështuar e 2014, e bërë keq me qëllim për të fituar zgjedhjet ne tavolinë. Pjesëmarrja në zgjedhjet bashkiake të 2019 ku opozita mund të fitonte gjysmën e bashkive, do të rekuperonte mospjesmarjen e opozitës në reformën territoriale. Por ky shans u humb kur u vendos të mos hyj në zgjedhje.

Gjithashtu duhet bërë reformë për të bllokuar, ndalur dhe ndëshkuar ndërhyrjen e shtetit në zgjedhje siç ndodhi më 25 prill 2021. Ky është rreziku më i madh që kanë zgjedhjet, shumë më i madh se bandat, sepse ndërhyrja e një shteti të politizuar në zgjedhje është sistematike, masive dhe kapilare.

Më pas mund të ndreqim dështimet e “sukseshme” të reformës në drejtësi. Sigurisht, dështimet nuk mund të lihen pa ndrequr sepse vuajnë shqiptarët që nuk po marrin më asnjë lloj drejtësie.

Por vota e lirë dhe e drejtë qëndron më lartë se vettingu sepse aty qëndron sovraniteti i popullit.

Sigurisht të gjitha këto duhen dhe mund të bëhen njëkohësisht që mazhoranca të mos luajë me “teorinë e sallamit” duke marrë nga një fetë e nga një fetë. Do të ishte naivitet i pafalshëm. Prandaj 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës janë e vetmja garanci për opozitën. Nuk mund ta lëshojë. PD mund të japë votat e saj vetëm nëse sigurohen reformat e mësipërme që garantojnë votën e shqiptarëve. Përndryshe do të përsëriten reforma kushtetuese në drejtësi e 22 korrikut 2016 dhe marrëveshja e 5 qershorit 2020, kur opozita i dha votat paraprakisht në mirëbesim, shpresoi në garancitë që iu dhanë e më pas PS theu çdo konsensus.

Pazaret që ofron PS nuk kanë asgjë në interes të Opozitës. Nuk mund të qahemi nesër sërish. Sepse kur vret veten, nuk ka kush të merr hakun.

Next Post
A po i shfrytëzojnë politikisht LSI dhe PD fermerët

A po i shfrytëzojnë politikisht LSI dhe PD fermerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

January 22, 2026
Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

January 22, 2026
Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In