• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi: 10 arsyet që tregojnë se përse Rama i trembet votimit elektronik

by Java News
20/01/2017 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi renditi 10 arsye përse, sipas tij, Kryeministri Rama i trembet votimit elektronik, i propozuar prej Partisë Demorkatike, 8 muaj më parë.

Arsyet që rendit zoti Bylykbashi lidhen me pamundësimin e pushtetit për t’u hequr qytetarëve të drejtën e votës, apo për ta deformuar atë.

Të tilla janë eliminimi i shit-blerjes së votës, votimit familjar, votimit në emër të emigrantëve, falsifikimit të kartave të identitetit, eleminimi i korruptimit të komisionereve në qendrat e votimit dhe numëruesve partiakë, si dhe mundëson nxjerrjen e shpejtë dhe të pakontestuar të rezultatit.

Sipas Bylykbashit, prishja e skemës së blerjes së zgjedhjeve për shkak të votimit elektronik, është arsyeja që Kryeministri e refuzon atë, shkruan tch. Bashkëkryetari demokrat i reformës zgjedhore thotë se “çdo ndryshim tjetër në Kodin Zgjedhor është fasadë pas së cilës kutërbon kufoma e demokracisë”.

POSTIMI

10 Arsyet pse Rama i trembet votimit elektronik qe PD propozoi qe ne fillim te Reformes Zgjedhore, me 17 maj 2016

1. Zhduk shit-blerjen e kartave te identitetit. Zgjedhesi do te identifikohet me shenjen e gishtit. Nuk do te kerkohet karta e identitetit. Kjo i heq Rames dhe rreshtereve te tij mundesine qe te bleje apo t’ua marre shqiptareve hallexhinj kartat e identitetit. Pa karte, sot zgjedhesi nuk voton dot. Rama do qe hallexhinjve t’u heqe de facto te drejten e votes.

2. Zhduk votimin e shumefishte nga nje person ne qendra te ndryshme.

3. Zhduk mbushjen e kutive nga komisioneret militante. Identifikimi me shenjen e gishtit e ben te pamundur qe ushtria e “ustallareve” te rames te hedhe vota ne kuti per zgjedhesit qe nuk kaner votuar.

4. Zhduk votimin ne emer te personave te trete, veçanerisht ne emer te emigranteve.

5. Zhduk votimin familjar kur babai merr kartat e identitetit te familjareve dhe voton ai per te tjeret. Pra, i hiqet Rames mundesia qe duke blere kryefamijarin, te bleje me shumice edhe votat e grave te familjes.

6. Zhduk perdorimin e kartave te falsifikuara.

7. Redukton shit-blerjen e votes sepse eleminon zinxhirin e votimit “karuzel” kur nje flete votimi e bardhe nxirret jashte qendres se votimit, mbushet nga “ustallaret” dhe kundrejt pageses, i jepet votuesit ta hedhe ne kuti e te nxjerre jashte fleten e tij te paplotesuar.

8. Eleminon korrupsionin e komisionereve te qendrave te votimit apo presionin mbi to per te mbushur kutite, lejuar votimin e shumfishte, ate familjar apo me karta fallso.

9. Eleminon korrupsionin e numeruesve militante partiak qe bejne pazar me votat e partive.

10. Rezultati i votimit del automatikisht dhe brenda pak oresh ne te gjithe Shqiperine.

Keto skema i prishen Rames nga votimi elektronik ndaj ai sperdridhet e kacavirret mbi xham per ta refuzuar ate. Nese behet votimi elektronik, nuk ka si te shpenzoje per blerje votash dhe komisioneresh qindra milione eurot e kanabisit, te korrupsionit me tenderat e fasadave, shesheve apo te koncensioneve. Ndaj Rama u terhoq zvarre deri tani qe te dale e te thote nuk ka kohe. Shqiptaret nuk kane me kohe te presin Ramen per zgjedhje te lira e te ndershme.

Kundershtimi i Rames sot eshte refuzim per zgjedhje te lira e tendershme. Eshte refuzim nga maja e arrogances qe te jep paraja e korrupsionit.

Nese keto fenomene ZHDUKEN nga zgjedhjet, te drejten per te vendosur kush merr pushtetin per te qeverisur e kane shqiptaret dhe jo Rama, aleatet e tij ne krimin e organizuar, oligarket apo media e kapur nga Rama.

Nese keto fenomene NUK ZHDUKEN, zgjedhjet NUK jane te lira e te ndershme. Cdo ndryshim tjeter ne Kodin Zgjedhor eshte fasade, sic ka qejf Rama. Por fasade pas se ciles kuterbon kufoma e demokracise./a.k

Next Post
Efektet kuruese të çajit me gjethe ulliri

Efektet kuruese të çajit me gjethe ulliri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In