• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“BuzzFeed” publikon listën: Je shqiptar kur ke këto 41 karakteristika!

by Java News
21/12/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Website-i i famshëm amerikan “Buzz Feed” ka publikuar një artikull në të cilin rendit disa nga gjërat që i karakterizojnë shqiptarët, nën titullin “E dini që jeni shqiptar kur…”

Websiti sqaron se ky postim është krijuar nga një përdorues dhe nuk është verifikuar ose miratuar nga stafi editorial.

Komuniteti BuzzFeed Community është një vend ku çdokush mund të postojë krijime dhe lista mbresëlënëse.

Kështu që edhe lista e mëposhtme është publikuar nga një shqiptar me sa duket, por sa e gjeni veten aty, vendoseni vetë.

Buzz Feed per shqiptaret

1- Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj

2- Lini bakshish edhe në supermarkete

3- Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (Ndërkohë njihni ¼ e tyre)

4- Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm

5- Shanset janë, që në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj

6- Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma

7- Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta

8- Përdorni raki për çdo gjë

9- Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë

10- Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip

11- Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë

12- Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi

13- Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike

14- Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur

15- Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava

16- Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri

17- Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin

18- Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë

19- Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube

20- Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta)

21- Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit

22- Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin

23- Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.

24- Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë

25- Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes

26- Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare

27- Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular

28- Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni

29- Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj

30- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje, goditje dhe madje grisje të parave

31- Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja

32- Babai juaj gjithmonë tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar

33- Jeni futur në telashe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar

34- Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe”

35- Keni ose një “Mercedes” të zi ose një “BMW” përpara shtëpisë tuaj

36- Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë.

37- Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt.

38- Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat.

39- Babai juaj ka therur derr apo qingj.

40- Shkoni në festa shqiptare vetëm për tu dukur.

41- Bëheni shumë shpejt me nerva./bw/a.k

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com