Lazar Markoviç do të mungojë në sfidën ndaj Shqipërisë me 8 tetor në “Elbasan Arena”.
Mesfushori serb i Fenerbaches mbeti i dëmtuar në derbin e Stambollit me Beshiktashin, pasi u përplas me Gulum, shkruan “Panorama Sport”.
Markoviç u detyrua të linte fushën e lojës menjëherë pas minutës së 37-të pasi dëmtimi i tij nuk ishte i lehtë.
Stafi mjekësor i klubit turk ka bërë të ditur se mesfushori do të mungojnë në takimin e radhës që përfaqësuesja e tij do të luajë me Kombëtaren Shqiptare.
Shtypi serb shkruan se lojtari mund të mungojë dhe në përballjen e fundit të 11 tetorit me Portugalinë.









