• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buzëqesh Lul

by Artur Ajazi
29/06/2021 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Edhe kur flet seriozisht, edhe kur i nxin imazhin e vendit në PPE, edhe kur flet për “fitore dhe vjedhje votash”, çuditërisht Lulzimi buzëqesh. Madje ai edhe kur humbet zgjedhjet buzëqesh, edhe kur i dalin kundër anëtarë të kryesisë, Këshillit Kombëtar, apo dhe faktori ndërkombëtar,Luli vetëm buzëqesh. Marrja me sportivitet i çdo marrine apo disfate, është në karakterin e Lulit. Ai gjithmonë e ka patur motiv të aktivitetit tij buzëqeshjen. Pasi mbante fjalime “rrënqethëse” dhe tepër të “ashpëra” në kohën kur kishte ngritur në bulevard “çadrën e lirisë” duke sulmuar Edi Ramën, ministrat, Parlamentin dhe ambasadat, Luli ja kthente me buzëqeshje.Ai ishte gjithë humor pasi pyeste “hë si u duka, bëra ndopak përshtypje”. Sahani nga vjen Lulzim Basha si politikan, në fakt përmban lloje të tilla karakteresh. Thonë se edhe Berisha, teksa rrekej të ofendonte dhe sulmonte ashpër kundërshtarin politik, i fuste një buzëqeshje nga pas, dhe gjithçka mbyllej. Por Berisha nuk “tutej” nga këmbëngulja  tjetër, për të fituar ose larguar. Kurse Luli as që e mendon largimin. Kur pas datës 26 Prill i thanë se “kemi humbur”, fjala e parë që ka thënë ishte “sa shpejt i besoni shakave, ne kemi fituar”. Dhe kjo vijë melodike, ka qenë dhe mbeti edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e reja në Partinë Demokratike. Përgjatë gjithë rrugës deri në momentin e takimeve me bazën e zhgënjyer Luli “shkrihej” me batuta dhe shakara, kurse sapo shihte ithtarët që ishin mbledhur dhe që akoma e besojnë se “ai është njeriu i duhur për të rrëzuar Ramën nga pushteti”, bëhej serioz. Luli  tjetërsohet sipas motit, sipas ditëve të javës, sipas asaj që ai përfiton më tepër në xhepat e tij, por kurrë nuk ndryshon modelin e buzëqeshjes.Lideri demokrat ishte këtë fundjavë në Bruksel, si i ftuar nga PPE-ja, dhe shkruante se “ndodhem në Asamblenë Politike të PPE, partia më e madhe europiane dhe me grupin më të madh parlamentar në PE, qëndrojmë së bashku për demokracitë tona, së bashku për qytetarët tanë”. Sa “frymëzuese”, tek lexon se si Luli shkon dhe shkruan nga Brukseli statuse me terma të huaja për një kryetar partie si ai, siç është  “qëndrojmë sëbashku për demokracinë, për qytetarët tanë”…. duke harruar se demokracia në Partinë Demokratike ka vdekur, se liria dhe e drejta e fjalës dhe votës në atë forcë politike ka dalë jashtë “ligjit”, dhe askush me urdhër të kryetarin nuk e zbaton. PPE-ja, nuk është PDSH-ja, o Lul, dhe kjo vlen për të marrë ca mësime dhe leksione politike më shumë ti, se shqipëtarët kur shkon dhe gjendesh mes tyre. Ata nuk e ngulin këmbën për të mos u larguar kurrë nga kryetar partie, por njohin humbjen, urojnë fituesin, largohen dhe shohin hesapin e tyre, për të pritur mirënjohjen ose urrejtjen e  anëtarësisë partisë.Kurse ti Lul, as që “dëgjon” nga ai vesh, por vazhdon të mbetesh stoik, vazhdon të mbash me dhunë postin dhe zyrën e kryetarit, edhe sikur të mbetesh në PD, vetëm me Emin Gjanën. Buzëqesh Lul, dhe mos shiko ç’thonë “armiqtë e brëndshëm dhe të jashtëm”. Rëndësi ka që PD-në, ta mbash të “fortë”, siç e ke mbajtur deri sot, dhe ta çosh nga “fitorja në fitorje” çdo 4 vjet.

Next Post
“Jam në mes të një stuhie rëre”, qytetari arrestohet pasi u ankua për motin

"Jam në mes të një stuhie rëre", qytetari arrestohet pasi u ankua për motin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In