• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti i ri/ Ja sa do të rriten pagat për infermierët dhe mjekët

by Java News
09/03/2018 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të njohin rritje edhe këtë vit. Në ditën e gruas, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, solli në vëmendje shtesën e parashikuar për rreth 18 mijë punonjës shëndetësie, e cila pritet të zyrtarizohet në muajin korrik të këtij viti.

Ndërsa nuk kurseu mbështetjen për bluzat e bardha, Manastirliu tha se do vihet dorë edhe mbi kushtet e punës për të bërë të mundur përmirësimin e tyre.

“Ne do të vijojmë të përmirësojmë kushtet e punës në qendrat tona shëndetësore, në spitalet tona, që ju ta kryeni më mirë profesionin tuaj. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe në vitin 2018 për personelin mjekë dhe infermierë. Angazhimi ynë është i përditshëm në këtë drejtim dhe për një arsye tjetër, sepse ju jeni shembuj frymëzimi jo vetëm sepse keni lartësuar pozitat e grave në shoqërinë shqiptare, por sepse ia dilni që çdo ditë të shpëtoni jetë dhe ky është më i larti i misioneve”, tha Manastirliu.

Me buxhetin e këtij viti, rritja e pagave për mjekët dhe infermierët është parashikuar të jetë 5%.

BONUSI

Këtë vit Qeveria vendosi të dyfishojë edhe bonusin për mjekët, që do të pranonin të punonin jashtë qendrës së banimit. Shtesa 1 milionë lekë të vjetra në muaj veç pagës, që u prezantua tre vite më parë, nuk i bindi bluzat e bardha për të lidhur kontratë në spitalet rajonale. E zënë ngushtë dhe në kushtet kur kriza për mjekë specialistë në rrethe sa vjen e bëhet më prezente dhe në tjetrën largimet drejt Gjermanisë s’kanë të ndalur, u pa e udhës që të bëhej rritja e bonusit.

Rreth 2.5 milionë lekë të vjetra pagë do të kenë në dispozicion ata mjekë, që do të vetëofrohen për të punuar larg zonës së banimit. Por kjo ofertë sërish nuk i ka tunduar mjekët, shkruan panorama

Mësohet se deri më tani janë nënshkruar vetëm 2 kontrata. Në këto kushte, shpresat janë varur te specializantët.

“Një ditë më parë takova brezin e parë të specializantëve, që pritet të diplomohen në vitin 2019, shumica prej tyre vajza, gra, që kanë vendosur të shërbejnë në spitalet ku ka nevojë për mjekë të specializuar. Disa prej tyre punojnë edhe në sektorin privat aktualisht, por kur i pyeta nëse do të duan të punojnë në spitalet rajonale në përfundim të specialiteteve, nuk kishin dyshime që do bënin këtë zgjedhje. Kjo është sa frymë- zuese aq edhe shpresëdhënëse për shëndetësinë që duam të ndërtojmë së bashku”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

a.ç

Next Post
Keni të ardhura individuale mbi 2 mln lekë në vit? Duhet t’i deklaroni deri në 30 prill

Keni të ardhura individuale mbi 2 mln lekë në vit? Duhet t’i deklaroni deri në 30 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In