• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti, Rama: Rritja ekonomike vitin tjetër 4%, mbështesim bujqësinë

by Java News
30/10/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë u shpreh përpara deputetëve se synohet që rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm të arrijë 4%, ndërsa rritja ekonomike të kapë shifrën 5%. “Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime”, u shpreh Rama duke theksuar se prioritete të vitit të ardhshëm janë investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

Kryeministri theksoi gjithashtu se pritet një financim i drejtpërdrejtë nga Komisioni Europian për sektorin bujqësor. “Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderushëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë“, theksoi Rama.

Rama tha se për 45 ditë do të fillojë puna për ndërtimin e rrugës së Arbrit.  Në mbledhjen me kryesine dhe grupin e PS për projekt-buxhetin 2018, shefi i qeverisë tha se do diskutohet edhe me qeverinë e Maqedonisë që të bëhet lidhja e nevojshme me këtë rrugë.

“Vlen të përmendet për deputetet që kanë bërë përpjekjen e tyre të vazhdueshme dhe që vijnë nga zona e Dibrës se procesi për finalizimit e kontratës së rrugës së Arbërit është në përfundim. Ministria ka nisur negociatat për temrat e negociatës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbërit do të fillojë dëri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm për të cilën bashkë me Ministrinë e Jashtem kemi çelur diskutimin me qeverinë maqedonesse. Në mbledhjen që do bëjmë në Pogradec do kemi si pikë diskutimi nevojën që nga pala maqedonase të bëhet lidhja e nevojshme që kjo rrugë të ketë edhe dimensionin rajonal”

Rama foli edhe per transformim te te gjitha rrugeve kombetare.

“Rrugët tona nga veriu në jug, brenda 4 viteve do të transformohen në mënyrë të qenësishme. Do i kthejmë në akse të sigurta dhe me standarde”, deklaroi kryeministri.

Fjala e Ramës

“Të krijojmë kushtet për një rritje të punësimit real. Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duuhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime. Për investime masive në infrastrukturë dhe jo vetëm, pasi qoftë në shëndetësi, qoftë në arsim, kemi një kapërcim të ndjeshëm të kufirit të investimeve në fuhknsiuon të përmirësimit të infrastrukturës dhe jo vetëm. Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i klonsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderushëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë”.

Do nisim punën me muzeun dhe bibliotekën kombëtarë.Raporti i KE për ekonominë shqiptare është inkurajues. Sipas KE, Shqipëria ka rritjen ekonomike më të shpejtë në rajon dhe ka konsoliduar financat publike. Sot borxhi është nën kontroll dhe po shkon në trend ulës.

Rrugët tona nga veriu në jug, brenda 4 viteve do të transformohen në mënyrë të qenësishme. Do i kthejmë në akse të sigurta dhe me standarde.

Kemi nisur negociatat për termat e kontratës për rrugën e Arbrit. Në harkun e 45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbrit do të fillojë.

Jemi në diskutime në qeverinë maqedonase dhe do diskutojmë që pala maqedonase të bëjë lidhjen e nevojshmë

Do të ketë një afat disa mujor për ata që janë në shkelje të kodit penal në raport me furnizimin me ujë. E vjedhin këtë mall që njësoj si energjia nuk është një mall pa zot dhe nuk mund të jetë më burim i një situate të papranueshme financiare. Sot ne kemi një situatë ku përcjellim një shembull, në Tiranë ku UKT del me fitim. Fitimi garantohet nga ata që paguajnë. Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve nuk e paguajnë ujin.

Kjo është një situatë e ngjashme me atë energjisë. Ndryshe nga si bëmë me energjinë, ne do t’i japim kohë disa muaj të gjithë atyre që vazhdojnë dhe vjedhin ujë duke përfituar nga lidhje të paligjshme, pa matësa, që të rregullojnë gjendjen e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë procesi i penalizimit për ata që mendojnë se uji mund të vihdhet. Do fillojmë prerjen masive të lidhjeve të paliugjshme të ujit”, deklaroi Rama

***

Axhenda javore parlamentare dhe qeveritare është në qender të mbledhjes se sotme të kabinetit qeveritar dhe kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Mbledhja e zgjeruar e qeverisë dhe kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Mbledhjet e qeverisë dhe grupit parlamentar janë tashmë një praktikë e përjavshme. Mbledhjen që u zhvillua javën e kaluar, Rama ia dedikoi çështjes Tahiri ku theksoi se prokuroria nuk ka prova në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm.

Njëkohësisht, kryetari i PS njoftoi edhe pezullimin e Tahirit nga funksionet drejtuese si koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen dhe kryetar i degës së PS për Tiranën, deri në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë, sot, pas takimit të zgjeruar të qeverisë dhe grupit të PS, pritet të zhvillohet një mbledhje e grupit parlamentar socialist nën drejtimin e kreut të grupit Taulant Balla.

a.ç

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155266631301523/

Next Post
Ndarja nga jeta e Adelajdës, mesazhi prekës i nënës së Bjordit: S’dua ta besoj ikjen tënde

Ndarja nga jeta e Adelajdës, mesazhi prekës i nënës së Bjordit: S'dua ta besoj ikjen tënde

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In