• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti për ‘Shëndetësinë’/ Manastirliu: Rritet numri i mjekëve të punësuar dhe pagat, shtohen ambulancat

by Java News
08/11/2021 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 20 autoambulanca të reja do t’i shtohen flotës së Urgjencës Shëndetësore Kombëtare brenda vitit.

“Buxheti 2022 granton mbështetje për skenarët si përgjigje ndaj pandemisë dhe vijon me forcimin e strukturave tona shëndetësore. Sa i përket kohës së urgjencës kombëtare, nëpërmjet investimeve që kemi bërë çdo qytetar që telefonon sot 127 e ka të garantuar jo vetëm marrjen e një thirrje që është e regjistruar por nëpërmjet sistemit elektronik, por nëpërmjet investimit në flotën e ambulancave dhe që sërish do e furnizojmë me 20 autoambulanca të reja  brenda vitit që do shpërndahen në të gjitha spitalet e vendit dhe aty ku janë zona të thella që të ulet koha e pritjes sa i përket thirrjes së urgjencave. Ne do mundemi që për zonat qytetase ta ulim kohën e pritjes siç e kemi bërë”, tha ministrja.

Në përgjigje të opozitës e cila e pyeti se sa është numri i mjekëve dhe infermierëve të larguar nga vendi, Manastirliu duke përmendur shifra tha se është shtuar numri i tyre krahasuar me 2013.

“Janë punësuar mbi 1200 mjekë, mjekë të familjes dhe specialistë si dhe mbi 3900 infermierë. Çfarë do të thotë kjo, jo vetëm që kemi rritur numrin e mjekëve, në krahasim me 2013 që ishte 1.2 dhe sot është 1.9 për 1000 banorë. Për infermierët ka qenë rreth 4 kurse sot 5 për 1000 banorë. Kemi rritur kushtet dhe pagat për mjekët dhe infermierët”, shtoi Manastirliu.

Ministrja shtoi se në fokus të buxhetit 2022 do të kjetë vijimi i procesit të vaksinimit dhe rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve me 6 %. Por për opozitën kjo rritje page për mjekët është shumë pak pasi ato prej dy vitesh po përballen me sfida tepër të mëdha.

“Inkurajomë fort rritjen e pagave. Por me 6 % është ofendues për pjesën e shëndetësisë. E gjithë trupa e mjekëve ka qenë dhe është në një presion të jashtëzakonshëm që nga përballimi i pandemisë dhe me presionit e të gjithë shoqërisë në raport me ta. Të rritet paga me 6 % kur çmimet rriten shumë më shumë se kaq dhe kemi një largim të madh të mjekëve nga Shqipëria. Rritja duhet të ishte shumë më tepër. Sa mjeke janë larguar në 2 vitet e fundit nga Shqipëria dhe si do e kompensoni këtë vakum?“, tha Arbër Agalliu.

Next Post
Faktet që jep Berisha: Foltorja, asnjë lidhje me fatin e PD-së!

Faktet që jep Berisha: Foltorja, asnjë lidhje me fatin e PD-së!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e ushqimeve në rritje, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente: Duhet bord edhe për këto produkte

Çmimet e ushqimeve në rritje, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente: Duhet bord edhe për këto produkte

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In