Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, informoi sot se “mbi 14 mijë qytetarë do të përfitojnë banesa të reja të parashikuara nga buxheti për rindërtimin”.
Denaj detajoi disa të dhëna nga buxheti 2021 për Rindërtimin, i cili do të mundësojë rindërtimin e 3470 banesave individuale.
Po ashtu, Ministrja theksoi se ky buxheti për rindërtimin mundëson ndërtimin e 4646 banesave kolektive.
Më herët sot, Denaj u shpreh se “2020 ka qenë një vit që i ka sfiduar financat e vendit në çdo lloj forme, por sot jemi krenarë që shumica e objekteve të reja që po marrin formë, janë falë mbështetjes direkte nga buxheti i shtetit”.
/a.r