• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti i MTI, Dervishaj: Synohet përmirësimi i transportit rrugor, hekurudhave dhe ujësjellësave

by A R
07/12/2016 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka prezantuar buxhetin e Ministrisë për vitin 2017, në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Ministri Dervishaj tha se ky buxhet është në rritje krahasuar me atë të vitit të kaluar, por nuk i përmbush nevojat që ka infrastruktura e vendit.

Me buxhetin e vitit 2017, Ministri Dervishaj tha se synohet përmirësimi i disa sektorëve duke filluar me transportin rrugor, ujësjellës kanalizimet dhe hekurudhat.

Duke u ndalur te akset kombëtare  rrugore, Ministri Dervishaj tha se synohet përfundimi i disa projekteve që kanë kohë që kanë filluar, si rruga Tiranë-Elbasan, Unaza e Madhe Tiranës një pjesë, Bypassi i Fierit etj.

Në lidhje me Rrugën e Arbrit, Dervishaj theksoi se ka ardhur një ofertë e pranueshme në terma financiar nga një kompani shqiptare për ta ndërtuar me konçesion, por jemi ende në fazën fillestare të procesit.

Për segmetin e rëndësishëm rrugor Milot- Morinë, Dervishaj tha se Ministria është në përfundim të negocimit të konkratës me firmën që e ka fituar konçesionin e mirëmbajtjes. Kontratë që parashikon  jo vetëm mirëmbajtjen  por edhe përfundimin e gjithë aksit rrugor dhe veprat e papërfunduara.  Ministri sqaroi edhe situatën me bypassin e Fierit, duke thënë se aktualisht është duke u punuar me ritme të kënaqshme, dhe para verës 2017, synohet përfundimi i korsisë kryesore.

Dervishaj tha se për vitin 2017, nuk është parashikuar vendosja e pagesës për asnjë aks rrugor.

Ministri theksoi se për vitin 2017, vëmendje ka marrë përmirësimi i sinjalistikës rrugore, ku fillon implementimi i një projekti me Bankën Botërore, me vlerë 150 milion USD i shtrirë në një përiudhë 5 vjeçare.

Interesimit të deputetëve për reformën e Ujit dhe sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve, Ministri Dervishaj iu përgjigj duke thënë se në 2017, do të përfundojnë disa vepra të rëndësishme. Ndërkohë reforma e Ujit, do të vijojë më fazën e dytë, që parashikon inventarizimin e aseteve dhe dorëzimin te bashkitë, dhe nënshkrimin e kontratave të performancës.

Ministri Sokol Dervishaj u ndal edhe te transporti hekurudhor, duke theksuar se viti 2017 do të sjellë ndryshime rrënjesore, ku pritet të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.

/a.m.

Next Post
Rezarta Shkurta ka vetëm një ëndërr: Vajza të jetojë me të dy prindërit

FOTO/ Rezarta Shkurta nostalgjike për kohët me nipin e Enver Hoxhës, ja çfarë poston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In