• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti i ministrive, Financat dhe Shëndetësia me më shumë shpenzime

by A R
27/10/2017 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, mega-dikasteri që u krijua nga bashkimi i dy ministrive të deritanishme, do të ketë më 2018 buxhetin më të madh në dispozicion, krahasuar me gjithë ministritë e tjera. Kjo del nga shifrat që përmban Projektbuxheti për vitin e ardhshëm, sipas të cilit dikasteri që drejton Arben Ahmetaj parashikohet të ketë në dispozicion 60.86 miliardë lekë, apo afro 458 milionë euro.

Ministria me buxhetin e dytë më të madh do të jetë ajo që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, me buxhet, që gjithashtu e kalon “stekën” e 60 miliardë lekëve. Konkretisht, në dispozicion të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale qeveria ka menduar të vejë 60.12 miliardë lekë, ose 452 milionë euro.

Vetëm këto dy ministri do të kenë gati 910 milionë euro fonde gjatë vitit të ardhshëm. Kjo shifër është më e madhe se sa 25 për qind e gjithë buxhetit të shtetit, shkruan Shqiptarja.com

E treta vjen ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila, ndonëse u krijua gjithashtu si një super-dikaster, do të ketë një buxhet më të vogël nga dy të parat: 47.85 miliardë lekë, ose gati 360 milionë euro.

Më poshtë në renditje vjen ministria e Brendshme, me 21.1 miliardë lekë, buxheti i së cilës mund të krahasohet me vitin e kaluar, pasi ky dikaster nuk ka ndryshuar krejtëisht nga reforma qeveritare, por i është hequr vetëm Emergjenca Civile, që kalon tek Mbrojtja. Krahasuar me vitin 2017, buxheti i ministrisë së Fatmir Xhafajt rritet në masën 8.6 për qind.

Ministria e Mbrojtjes merr, gjithashtu, një buxhet ndjeshëm më të rritur nga viti i kaluar, duke kaluar nga 13.44 miliardë lekë, në afro 19.8 miliardë lekë, ndonëse sërish nuk e kap angazhimin e vendeve të NATO-s për të shpenzuar të paktën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar për mbrojtjen.

Ministria e Bujqësisë do të marrë 10.95 miliardë lekë, e ndjekur nga ajo e Drejtësisë me 10.13 miliardë. Vijojnë me buxhete shumë më të vegjël ministria e Evropës dhe Punëve të jashtme me 2.96 miliardë lekë, Turizmi e Mjedisi me 2.12 miliardë dhe Kultura me pak më shumë se 2 miliardë lekë.

Sa u përket tre institucioneve kryesorë të shtetit shqiptar, buxhetet e tyre do të jenë si më poshtë: në dispozicion të Presidencës do të jenë 217 milionë lekë më 2018, nga 211 milionë që janë dhënë për këtë vit. Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë do të ketë një buxhet më të reduktuar, duke kaluar nga 1 miliard e 124 milionë lekë, në 1 miliard e 113 milionë lekë vitin e ardhshëm.

Këshilli i Ministrave ka parashikuar një ulje drastike edhe për buxhetin e vet, që do të kalojë nga 3.86 miliardë lekë, në vetëm 960 milionë, por kjo ka të bëjë me faktin që shumë institucione, të cilat kanë qenë deri tani në vartësi direkte të Kryeministrtisë, do të jenë të pavarur, ose në vartësi të dikastereve të caktuara.

Shpërndarja e fondeve sipas dikastereve (në lekë)
Ministritë                                      Fondi 2018
Ministria e Financave dhe Ekonomisë                    60.861.931.000
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  60.116.852.000
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë              47.852.630.000
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë         38.374.242.000
Ministria e Brendshme                                  21.110.038.000
Ministria e Mbrojtjes                                  19.799.838.000
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural       10.944.628.000
Ministria e Drejtësisë                                 10.126.100.000
Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme              2.962.180.000
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit               2.158.760.000
Ministria e Kulturës                            2.009.897.000

Policia merr 127 milionë euro, rriten 10% fondet për Burgjet
Dyfish më të larta buxhetet për Fondin e Zhvillimit dhe Emergjencat

Është Fondi Shqiptar i Zhvillimit institucioni që do të përfitojë rritjen më masive të buxhetit vitin e ardhshëm. Sipas të dhënave të Projektbuxhetit 2018, në favor të tij do të shkojnë 16.84 miliardë lekë, fonde këto, me të cilat FSHZH mund të konkurrojë me dikastere të mëdha nga aspekti financiar. Rritja është në masën 2.2 herë krahasuar me një vit më parë (më 2017 buxheti është 7.68 miliardë).

Një rritje shumë e lartë i njihet edhe buxhetit në dispozicion të Emergjencave Civile, që kalon nga 248 milionë, në afro 480 milionë lekë, më rritje në masën 93.5 për qind. Ky institucion që tanimë kalon tek Mbrojtja, ka kërkuar me kohë fonde më të mëdha, nisur nga përballimi me vështirësi i problemeve të krijuara çdo vit nga zjarret apo përmbytjet.

Policia duhet të kënaqet me një rritje buxhetore në masën 19 për qind, me një fond të barabartë me 127 milionë euro. Ndërsa në dispozicion të Burgjeve akordohen 10.2 për qind më shumë fonde.

Edhe për institucionin e inteligjencës SHISH, fondi vjen në rritje, por vetëm në masën 5.3 për qind, me një total prej 11.6 milionë eurosh.

Një rritje shumë më e lartë do të përfitohet nga Mbrojtja, që do të ketë 47 për qind më shumë fonde nga sivjet, kurse sektori i rrugëve gjithashtu do të trajtohet me 25.5 për qind më shumë buxhet.

Për kthimin dhe kompensimin e pronave do të jepen 63.4 për qind më shumë mjete monetare, por një rritje të tillë nuk do ta përfitojë kategoria tjetër e të përndjekurve para viteve ’90: për këta të fundit do të vihet në dispozicion nga Buxheti i Shtetit 2018 një fond prej 2.05 miliardë lekë, vetëm 0.7% më i madh se ai që është akorduar gjatë këtij viti.

Ndryshime fondesh në disa sektorë (në lekë)
Sektori                           Viti 2017            Viti 2018            Ndryshimi
Fondi Shqiptar i Zhvillimit 7.683.647.000        16.838.000.000             +2.2 herë
Emergjencat Civile         248.000.000          479.738.000          +93.5%
Kthim/kompensim pronash    2.079.500.000        3.398.500.000        +63.4%
Mbrojtja                   13.439.500.000             19.799.838.000             +47.3%
Rrugët                     19.628.781.000             24.625.501.000             +25.5%
Policia                           14.186.651.000             16.879.984.000             +19%
Burgjet                           5.020.800.000        5.532.100.000        +10.2%
SHISH                      1.466.400.000        1.544.000.000        +5.3%
Ish-të Përndjekurit        2.038.100.000        2.051.300.000        +0.7%

Next Post
Mbledhje qeverie në fundjavë, zbardhet axhenda e “Rama 2”

"Ka video dhe dëshmi, që do të dalin ditët në vijim"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

January 16, 2026
Mes Ramës dhe Berishës, Dash Sula zbardh “divorcin” me PD: Telefonata e fundit me Nokën…

Deklarata e Dash Sulës, zbulon episodin: Kur Berisha “më preu kokën” para zgjedhjeve, pata ofertë nga njerëz të PS

January 16, 2026
Përplasja me SHBA, Maduro mbyll kufijtë e Venezuelës

Komploti për vrasjen e Maduros, bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të liruar. Ambasada shqiptare në Brazil: Jemi në kontakt me familjarët

January 16, 2026
VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

January 16, 2026
Nuk ka zgjedhje në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt dhe qeverinë, Veliaj vijon detyrën si kryebashkiak

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë nga SPAK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Erion Veliajt

January 16, 2026
Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

January 16, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Policia, njoftim zyrtar pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut të Durrësit: Akuzohet për..

January 16, 2026
Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

January 16, 2026
“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

January 16, 2026
GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In