• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2025 pret dritën jeshile! Mazhoranca rrëzon 4 amendamentet e radhës të PD, voton vendimet e marra nga Komisionet

by B K
03/12/2024 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kuvend po diskutohet nen për nen Buxheti 2025, por edhe diskutohen amendamentet e propozuara nga ana e Opozitës, mbi 50 të tilla. Deri tani janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara dhe diskutuara, kurse seanca është ende në proces.

Mazhoranca vlerëson se Buxheti i propozuar me gjithë shtesat nga Komisionet është i pranueshëm, pasi janë dëgjuar të gjitha ankesat dhe propozimet ekonomike për shumë sektorë dhe janë aprovuar shtesat me mbi 2,3 mld lekë.

Por Opozita, kryesisht PD, ka këmbëngulur për amendamentet e saj në fusha të ndryshme.
Aktualisht janë rrëzuar me shumicë votash nenet 12, 13 dhe 14 të diskutuara për propozimet e PD dhe ato të Komisioneve.

Respektivisht u rrëzuan amendamentet e deputetes Sorina Koti, në të dy propozimet, me 17 vota pro dhe 57 kundër, sikurse edhe ai i Jorida Tabakut me 69 vota kundër, si dhe një i katërt me 62 vota kundër dhe 22 pro, i propozuar po nga PD.

Por mazhoranca miratoi vendimin e Komisioneve për të tre rastet në fjalë me shumicë votash, proces i kryer në votim me kartonë, ndryshe nga ai i amandamenteve që ishte elektronik.

Vijon prej orës 10:00 seanca plenare ku diskutohet pr/buxhetit i vititt 2025 për tu miratuar më pas nen për nen dhe në tërësi. Pr/buxheti për vitin e ardhshëm është parashikuar në vlerën prej 8.2 mld euro.

E ndërsa diskutohet nen për nen pr/buxheti diskutohen dhe amendamentet e propozuara nga opozita. Janë 55 amendamente në total të propozuara nga deputetët e opozitës, të PD dhe Partisë së Lirisë, dhe Alibeajt. Deri tani të gjitha po rrëzohen pasi konsiderohen nga maxhoranca socialiste si të panevojshme por dhe si provokim politik. Nga ana e tij Mministri i Financave Petrit Malaj tha se këto amendamente do ta kthenin atë në një ‘buxhet piramidal’

Amendamentet e para që socialistët rrëzuan me votë ishin ato të propozuara nga Sali Berisha i cili u rikthye sot në Kuved pas 11 muajsh në ‘arrest shtëpie’ në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, për të cilin SPAK e akuzon ish kryeministrin për korrupsion.

Next Post

Luksi i të vdekurit pas Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In