• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti 2024/ Rritje e të ardhurave me 240 mln euro në krahasim me 2023

by Java News
19/11/2023 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 6.5 miliardë euro janë planifikuar të ardhurat për vitin 2024, me një rritje prej 240 milionë euro në krahasim me këtë vit, ku pritet të mblidhen në total 6.3 miliardë euro.

Peshën më të madhe në rritjen e të ardhurave sipas relacionit të buxhetit do ta japë rritja e pagave për sektorin publik, që do të shtojnë kontributet në buxhet, ndjekur nga taksimi i shërbimeve profesionale si dhe ecuria e turizmit.

Konkretisht për vitin që vjen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar pritet të mblidhen 211.2 miliardë lekë me rritje 5.6% krahasuar me këtë vit, ku pesha më e madhe sipas Ministrisë së Financave do të jepet nga rritja ekonomike, indeksimi i çmimeve, rritja e të ardhurave nga sektorët të lidhur me turizmin dhe konsolidimi i faturimit elektronik.

Nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale” do të mblidhen 65.2 miliardë lekë, rreth 9.2 miliardë lekë më shumë se ky vit, ku reforma e pagave për sektorin shtetëror ka kontributin më të madh. Po ashtu qeveria këtë parashikim e mbështet edhe tek pritshmëritë për rritje të pagave në sektorin privat për shkak të konkurrencës që i vjen nga shteti. Për pasojë rritja e pagave do të shtojë edhe kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që në 2024-ën pritet të arrijnë në 156.7 miliardë lekë.

Në relacion thuhet se tatimi i profesionistëve të lirë si dhe rritja e bizneseve të deklaruara në sektorin e turizmit, do të kenë kontribut pozitiv në vitin që vjen. Në rritje parashikohen edhe të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, bazuar tek xhiroja e rritur e bizneseve gjatë këtij viti, sidomos e turizmit dhe e ndërtimit.  Nga akciza pritet të arkëtohen 63.6 miliardë lekë, rreth 4.6 miliardë lekë më shumë se viti aktual, dhe efekti më i madh i atribuohet kryesisht rritjes së akcizës së duhanit dhe shtimit të importeve të produkteve si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj, kjo për shkak të rritjes së fluksit të turistëve në vend.

Edhe taksat e tjera doganore dhe ato nacionale janë planifikuar të rritura përgjatë vitit të ardhshëm.

TOTALI I TË ARDHURAVE NË 2024
Viti 2023           6,347,752,113
Viti 2024           6,587,822,903
Diferenca          +240,070,790
/f.s
Next Post
Gati formula e re e ndihmës ekonomike, nxirret për konsultim publik

Gati formula e re e ndihmës ekonomike, nxirret për konsultim publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In