• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2024 për arsimin, Manastirliu: Rritje pagash për mbi 30 mijë mësues!

by Java News
08/11/2023 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka prezantuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024” për arsimin dhe sportin, i cili parashikohet të arrijë në vlerën e 52 miliardë e 223 milionë lekëve.

Gjatë prezantimit, Manastirliu e konsideroi shtesën prej 5 miliardë e 49 milionë lekëve në buxhetin fillestar si një rritje historike prej 10.7 përqind.

“Ky është buxheti më i lartë historik për arsimin, i cili mbështet politikën e rritjes së pagave për mësuesit, rritjen e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe atë digjitale në shkolla, zgjeron financimin për programet e arsimit të lartë, programet e ndërkombëtarizimit dhe kërkimit shkencor dhe siguron mbështetjen e studentëve. Buxheti 2024 do të mbështesë sportin duke investuar në disiplinat sportive në shkolla, programet e masivizimit të sportit dhe sportit elitar”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet një rritje page për mësuesit, si dhe për punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë në shkolla.

“Buxheti 2024 do të mbështesë rritjen e pagave mbi 30 mijë mësues në shërbim të rreth 300 mijë nxënësve që ndjekin arsimin publik dhe 1,700 mësuesve ndihmës, në mbështetje të fëmijëve me aftësi të veçanta, për rritjen e nivelit të tyre akademik, ndërkohë që është parashikuar që ky numër të shtohet me 100 punonjës të rinj. Gjithashtu do të garantohet mbështetje për 850 punonjës psiko-socialë dhe 220 punonjës oficerë sigurie në shkolla”, tha ministrja.

Ndër të tjera, ministrja theksoi se me buxhetin e ri, librat e shkollës do të jepen falas për 231 mijë nxënësit nga klasa e I – 9, si dhe për rreth 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë që ndjekin arsimin e mesëm të lartë.

Buxheti 2024 do të sigurojë transportin falas gjatë vitit për mbi 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Buxheti 2024 do të mbështesë rreth 3,600 nxënës të arsimit parauniversitar nga shtresat sociale në nevojë.

Manastirliu tha se investimet do të vijojnë intesivisht në objekte shkollore dhe brenda ciklit të 2023-2024 do të përmbyllen investimet ne 30 shkolla të reja.

“Për vitin 2024, parashikohet të financohen 2 miliard e 899 milion leke, ku prioritet në financim do të kenë, përmbyllja e 30 objekteve shkollore të financuara gjatë ciklit 2023-2024 dhe gjithashtu hapjen e investimeve të reja”, -tha Ministrja Manastirliu, duke u bërë me dije se me mbështetjen e buxhetit 2024 do të financohet zgjerimi i laboratorëve SMART për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve dhe mbështetja me pajisjet didaktike të laboratorëve  të lëndëve shkencore në shkolla.

Me buxhetin 2024 do të sigurohet mbështetja me bursa për rreth 3,600 nxënës të familjeve në nevojë që ndjekin arsimin parauniversitar.

“Për sa i përket kërkimit shkencor buxheti parashikohet 1 miliard e 586 milion lekë të dedikuara për programet e kërkimit shkencor”,- tha ajo.

Me buxhetin 2024 sigurohet mbështetje financiare për mbi 50 mijë studentë në arsimin e lartë, me bursa dhe reduktim të plotë apo të pjesshëm të tarifave. Financimi i bursa të studentëve ekselente dhe bursa për studentët që ndjekin programet prioritare në universitete. Buxheti 2024 do të mbështesë investimet për përmirësimin i infrastrukturës në arsimin e lartë për projektet e rehabilitimit në universitetet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Me buxhetin 2024, sigurohet mbështetje për sportin shkollor, zgjerimin e ekipeve sportive dhe përfshirjen e mbi 10 mijë nxënësve në disiplinat e ndryshme sportive./m,.j

Next Post
Basha me babain e Ervis Martinajt/ Propozon veting për politikanët, ja si e shkel i pari draftin e tij

Basha me babain e Ervis Martinajt/ Propozon veting për politikanët, ja si e shkel i pari draftin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In