• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti 2019/ 3 super ministritë që do të marrin 1.3 miliardë euro fonde

by Java News
02/11/2018 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të jenë tri ministri ato, që do të marrin fondet më të mëdha nga buxheti i shtetit 2019. Ato janë: ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe Infrastruktura dhe Energjia. Të tre këto dikastere kanë një buxhet të përbashkër prej 116 miliardë lekësh për vitin e arhdhshëm, të barabartë me më shumë se 1.3 miliardë euro. Kjo situatë është e njejtë me vitin e kaluar, pas krijimit të super-ministrive, me bashkimin e disa dikastereve në duar të tre ministrave me fuqi shumë të mëdha.

Me 18.7 për qind më shumë fonde në dispozicion, krahasuar me këtë vit, është ministria e Drejtësisë ajo që shënon rritjen më të lartë ndër dikasteret, pasuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit me +16.3%. Po kështu, edhe Kultura ka 7.8% më shumë mundësi financiare se sivjet. Ndërkohë, shumica e ministrive të tjera ka ulje.

I pashpjegueshëm është një pakësim fondesh në masën 36.4 për qind në sektorin e Emergjencave Civile, që i mbulon ministria e Mbrojtjes. Kjo e fundit, ndërkohë, në total do të ketë 6.1 për qind më shumë fonde. Me gati të njejtin buxhet do të përballojë vitin Policia e Shtetit, kurse SHISH-i do të ketë 2% më shumë fonde. Prokuroria dhe Gjykatat hyjnë gjithashtu në ato insitucione që kanë rritje.

Për rrugët buxheti 2019 do të jetë 6% më i ulët, me sa duket për shkak të politikës së pakësimit të fondeve shtetërore në favor të investimeve nga koncesionarët në këtë sektor. Por me uljë janë edhe Bujqësia, Financat, ndërkohë që Shëndetësia ka vetëm 1.2% rritje dhe Arsimi 2.1%.

Ndërkohë që për kthimin e kompensimin e pronave ka një rritje në masën 43.5%, për kategorinë e ish-të përndjekurve, në të kundërt, janë planifikuar vitin e ardhshëm 48.1 për qind më pak fonde.

Sa u përket investimeve, Drejtësia dhe Turizmi do të kenë rritjet më të mëdha më 2019, pasuar nga Mbrojtja dhe Financat, ndërkohë që Presidencës dhe Kuvendit i ulen përkatësisht 62.5 për qind dhe 61.3 për qind fondet për shpenzime kapitale. Kurse Kryeministria i shton të vetat me 3.1%. Për Burgjet janë parashikuar afro 5 për qind më shumë investime, por Policia duhet të kënaqet me reduktim fondesh për investime në masën 11.2 për qind. /shqiptarja

a.ç

Next Post
Mbërrin vjeshta, të martën temperaturat bien me 10 gradë

Temperatura si në pranverë, ja si parashikohet moti për sot, 2 nëntor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In