• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti 2017, Bushati: “Kërcënimi” i Nishanit nuk duhet marrë seriozisht, një diversion absurd

by Java News
15/11/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e Presidencës për të çuar në Kushtetuese buxhetin e vitit 2017 është absurde dhe jo serioze.

Kështu ka deklaruar deputeti i PS Ervin Bushati njëkohësisht relatori i buxhetit 2017 në emisionin ”45 minuta” në Report Tv. Sipas Bushatit kjo kërkesë nuk duhet marrë seriozisht dhe se përbën më tepër një diversion nga ana e Presidencës.

Duke folur për buxhetin 2017 Bushati tha se këtë vit kemi të bëjmë me një buxhet shumë konservator ku për herë të parë po prevalon arsyeja ekonomike mbi atë politike. Në lidhje më rritjen e pagave dhe pensioneve Bushati u shpreh se nuk mund të kishte rritje më të madhe pasi do të vihej në rrezik stabiliteti ekonomik.

Përsa i përket debatit për akcizën e gazit Bushati u shpreh se impakti është i papërfillshëm duke e krahasuar me më të njëjtën zhurmë që u bë vitin e kaluar për akcizën e birrës.

Cili është reagimi juaj i parë ndaj kërkesës së presidentit për të dërguar buxhetin në Gjykatën Kushtetuese?
Më vjen mirë që prezantojmë një projektbuxhet ku më në fund kemi vendosur një mirëmbajtje dhe mirëmenaxhim, që na bën të dalim nga ajo gjendja e emergjencës dhe të jemi në nivele normale. Unë tani e dëgjoj tek ju këtë lajm dhe më duket joserioze, që të mos kaloj në epitete tjera. Opozita në çdo vend denoncon buxhetin, sidomos në vendin tonë që kritikon çdo gjë. Unë e pres që opozita të mos ishte dakort me projektbuxhetin sepse kjo do t’i ishte të dorëzonte gjithë armët e saj. Opozita kundërshton pa argument. Më duket pa sens logjik dhe juridik kjo kërkesë. Është absurde që presidenca të çojë në Kushtetuese buxhetin. Më vjen keq që ndodh një gjë e tillë, sido që të jetë Presidenca është një institucion juridik dhe mund ta diskutonte me qeverinë këtë shqetësim.

Ju po thoni që është e paralizushme?
Nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Por nuk mund ta marr seriozisht këtë kërkesë. Ky është një diversion i Presidencës.

Nuk mund të rishikohet ky zë?
Buxheti është prezantuar për herë të parë. Lihet një periudhë dëgjimi 38 ditore. Do miratohet diku nga mesi i dhejtorit. Të gjitha palët kanë kohë të diskutojnë. Pak a shumë janë vendosur parametrat kryesorë. Në mendimin tim është një buxhet shumë konsevator. Mua më vjen mirë që për herë të parë po dëgjohet arsyeja ekonomike dhe jo politike.

Ju e dini që për vende të vogla duhet që rritja e ekonomisë duhet të jetë mbi 6% qe të ndihet në xhepat e qytetarëve?
Në asnjë vend të Europës nuk mund ta ndjejnë rritjen ekonomike menjëherë. Rritja ekonomike mund të ofrojë më shumë punësim, por mos të harrojmë që vijmë nga një ekonomi e centralizuar, e kontrolluar. Sot nuk mund të themi që mund të rikuperojmë atë çfarë nuk është bërë mirë në vite.

Rritja pensioneve vetëm në 3%, a nuk mund të rritej më shumë? A mund të kishte një balancim më të mirë mes rritjes së pensioneve dhe rritjes së pagave të administrates me 10% ? Kjo është një pyetje e mirë dhe ju falenderoj. Instikti i çdo politikani është që të kënaqë shumicën. Nuk ka kryeministër që nuk do të fitojë sërish zgjedhjet. Por vetëm për të fituar zgjedhjet ne nuk mund të marrim borxhe vetëm për të marrë votat dhe më pas fëmijët tanë të paguajnë borxhet tona. Kush është ai politikan që nuk do të rrisë pagat dhe pensionet? Por këto ishin mundësitë për rritjen e pagave dhe pensioneve pa vënë në rrezik stabilitetin ekonomik.

A ka një sot ndryshim të marrëdhënieve mes qeverisë me FMN-në krahasuar më tre vjet më parë?
Aspak nuk ka ndryshuar. Të kemi partner si FMN është në mirë të qytetarëve shqiptarë, Shqipëria paguan 40% më pak të borxhit, sesa 3 vjet më parë. Sot të jesh korrekt në treg, paguhesh.

Dua t’ju pyes për një nocion të ministrisë së Financave ku është folur për rritjen e pagës minimale. Qeveria në këtë rast ka folur vetëm për sektorin publik apo edhe për sektorin privat? Kryeministri nuk mund të rrisë më shumë se ajo çfarë ka në buxhet, domethënë për ata që ka në administratë. Por kjo mund të ndikojë në treg. Pra qeveria në këtë rast ka folur vetëm për buxhetorët, por që padyshim ka ndikim edhe tek sektori privat. Ne duhet të mendojmë për kapitalin shqiptar sepse kjo i ndihmon ata.

Për akcizën e gazit ka një shqetësim jo vetëm nga LSI nëpërmjet ministrit Koka por edhe nga qytetarët. Janë të shumtë qytetarët që kanë filluar të përdorin makinën me gaz? Sa do shkojë çmimi me këto ndryshime? Edhe sot që u diskutua në Komision kjo dilemë. Cmimi nga 50 mund të shkojë në 60 lekë. Megjithatë jemi në fazat e para. Ne kemi pasur problematikë të madhe me mos sigurinë në treg. Kjo është një lëndë lehtësisht ekplozive. Sot flitet për më pak se 10% te mjeteve të transportit. Unë e kuptoj dëshirën e mediat të gjejë një histori brenda historisë por zëri në buxhet për këtë akcizë është i papërfillshëm.Është pak a shumë e njëjta histori me zhurmën për akcizën e birrës në vitin e kaluar. Edhe në atë rast bëhëj fjalë për shifra të papërfillshme ku më e madhe ishtë zhurma se impakti tek biznesi. Megjithatë edhe kjo çështjë nuk është përfundimtarere dhe do të diskutohet në ditët në vijim.

Next Post
VIDEO/ Obama pritet me protesta në Athinë

VIDEO/ Obama pritet me protesta në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

January 1, 2026
Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com