• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BUXHETI 2017/ 82 vota pro, PD ikën nga Kuvendi, Blushi kundër, Fufi votë pro

by Java News
02/12/2016 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në orën 02:40 të mëngjesit të së premtes u mbyll seanca maratonë për miratimin në parim të buxhetit dhe paketës fiskale për 2017 që u votua me votat e mazhorancës. Opozita nuk mori pjesë ne votim, por deklaroi se buxheti është varfërues për shqiptarët. Ndërkohë për qeverinë financat publike konsolidohen dhe përfitues të drejtpërdrejtë janë qytetarët.

Pas gati 16 orë diskutimesh mazhoranca miratoi në parim buxhetin dhe paketën fiskale për 2017. Paraqitjen e ligjit më të rëndësishëm të qeverise e bëri kryeministri Edi Rama. Ai tha se buxheti finalizon një përpjekje të madhe për të futur shtetin në shinat, prej nga kishte dalë kur morën detyrën. Sipas tij vendoset rregull në llogaritë e shtetit, dhe përfitues të drejtpërdrejtë janë qytetarët.

“Vetëm me këtë buxhet, ne spostojmë 100 milionë dollarë, nga arka e shtetit në arkën e qytetarëve. Ndërkohë që, vetëm me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale, ne spostojmë në sistemin publik dhe atë privat 440 mln dollarë për 4 vite”, u shpreh Rama.

Partia Demokratike nuk mori pjese në votim. Ndërkohë gjatë diskutimeve deklaroi se ky mandat qeverisës rriti taksat me 1,5 miliardë dollarë, thelloi borxhin publik dhe varfërori shqiptarët.

“Banka Botërore në raportin e saj për 2015-n thotë se niveli i varfërisë në Shqipëri është 47.5%”, u shpreh Berisha.

Votën pro edhe dhe aleati kryesor i socialisteve LSI. Por për partinë e Ilir Metës nuk duhet vendosur akciza mbi gazin e lëngshëm për automjet dhe buxheti duhet t’i përmbahet planifikimeve.

“Do të ishim më të kënaqur nëse do të kishim një financim më të lartë të bujqësisë, një strategji ndryshe në sektorin e turizmit. Do të doja të shikoja akoma më shumë investime direkte në fushën e shëndetësisë”, tha Petrit Vasili.

Përveç deputetit të përjashtuar nga grupi parlamentar të PD, Mhill Fufi, deputetët e tjerë të opozitës braktisën sallën e Kuvendit pak para fillimi të votimit. Vetëm 2 nga 84 deputetë të pranishëm në Kuvend votuan kundër projekt-buxhet për vitin 2017. Vota e Fufit ka rezultuar të jetë në një linjë me atë të mazhorancës, ndërkohë që 2 votat kundër kanë qenë të dy ish-deputetëve të PS, themeluesve të “LIBRA”, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Buxheti për vitin 2017 është 467 miliardë lekë, tipari kryesori  tij është konsolidimi fiskal. Edhe pse në një vit zgjedhor, huamarrja e qeverisë do të jetë më e ulëta në histori, vetëm 1.9 për qind e prodhimit kombëtar .

Borxhi publik zbret nga 71.3 për qind e prodhimit kombëtar këtë vit, në 69.1 për qind vitin tjetër. Ndërsa rritja ekonomike synohet 4 përqind.  Pas miratimit në parim, buxheti dhe paketa fiskale do te rikthen për diskutimet nen për nen në Komisionet Parlamentare.

ma.me

Next Post
Fatos Klosi për Llallën: Kërkon të bëjë heroin në ikje, s’ka pse ta kërcënojnë

Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Fatos Klosi: Berisha gënjen! U dha pasaportë vrasësve të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In