• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Butësia ballkanike e Ilir Metës

by A R
11/10/2016 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Kreu PDIU Shpëtim Idrizi ndoshta kishte një parandjenjë jo të mirë, kur e ftoi me mirësjellje kryetarin e Kuvendit Meta, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Athinë, që ta trajtojë “me dinjitet” çeshtjen çame. Pak orë më vonë, parandjenja e tij jo e mirë u provua e vërtetë. Të paktën sipas këndvështrimit të deputetit demokrat Eduard Selami, i cili e cilësoi si “turp”, atë që e konsideroi si një ngushëllim të Ilir Metës ndaj grekëve, gjithnjë për Çamërinë.

Historia e Metës me Athinën zyrtare, sa i përket problemit të pazgjidhur çam, daton herët. Që nga koha kur ai, si kryetar qeverie e ngrinte problemin në fjalë në sy të kryeministrit të kohës Simitis. Ky gjest ka hyrë tashmë jo pa të drejtë në repertorin e krenarisë politike dhe personale të Ilir Metës.
Por në fakt, bashkë me këtë gjest të fortë për kohën, në repertorin personal të kreut të parlamentit shqiptar, kanë hyrë prej vitesh edhe inkursionet e tij diplomatike në Ballkan, sidomos në hapësirën ish-jugosllave, në të cilat ai ka shfaqur një anë tjetër të personalitetit të tij: atë të politikanit bashkëpunues dhe që kërkon të evitojë problemet historike. Vizitat në Mal të Zi, Serbi dhe Preshevë, kanë qenë nisma vërtet të guximshme të tij në vitet e shkuara, por kanë lanë pas edhe shije jo të mirë në disa gojë, në Shqipëri dhe Kosovë. Rregullisht ai ka qenë në anën e kompromisit, uljes së toneve dhe moderimit gtë gjuhës. Dhe po aq rregullisht, jo të gjithë kanë qenë dakord me këtë sjellje të zbutur dhe që stononte me klimën e përgjithshme. Meta i ka besuar kredos së “qingjit të butë”, me shpresën se do të pinte në disa nëna. Më së pari duke fituar simpatinë e perëndimorëve të lodhur me politikanët sherrxhinj ballkanikë.
Ilir Meta është një politikan fleksibël dhe që e njeh mirë artin e diplomacisë. Sidomos të diplomacisë rajonale, ku ndjehet i fortë dhe i sigurtë, për shkak të njohjeve personale dhe të pozitës së lartë me të cilën ka hapur shumë dyer në Beograd, Podgoricë dhe Athinë. Çeshtja nis e ngatërrohet, kur në vend të gjesteve të forta, si ai i reklamimit të çeshtjes çame përballë kryeministrit grek, kërkon ta ulësh “aciditetin” e gjuhës dhe qëndrimeve, përtej vijës zyrtare të shtetit që përfaqëson dhe përtej asaj që është perceptimi kolektiv i shqiptarëve për probleme të caktuara.
Ndërmarrja e vizitës zyrtare në Greqi pas deklaratave të komisionerit Han për Çamërinë dhe pas një ere të akullt që mbizotëron mes dy vendeve të paktën prej tre vitesh (për shumë arsye), e kthente misionin diplomatik të kreut të Kuvendit, në një shëtitje në fushë të minuar. E cila natyrshëm do të provokonte edhe mëdyshjen e Idrizit, edhe zemëratën e Selamit. Butësia e njohur e zotit Meta në hapësirën ballkanike, jo gjithmonë ka qenë një gjest i mirëpritur. Sepse jo gjithmonë mund të aplikohet jashtë kufinjve të Shqipërisë formula e njohur parlamentare “me qetësi dhe dashuri”. Sidomos pas shekujsh egërsie dhe urrejtje të ndërsjellë.

Next Post
Spanja refuzon vizat për delegacionin e Policisë së Kosovës

Spanja refuzon vizat për delegacionin e Policisë së Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In